Ulet importi i mallrave te huaja

Ngushtohet deficiti tregtar, si pasojë e rënies së ndjeshme të importit. Sipas të dhënave te INSTAT, në janar të këtij viti, importi I mallrave ka rënë me 33 për qind. Për këtë muaj edhe eksporti ka pësuar rënie, me 18.8 për ëind, por është një rënie më e ulët se importi. Kjo diferencë ka ccuar në ngushtimin e hendekut tregtar me 39.5 përqind, krahasuar me muajin paraardhës.
Sipas Institutit të Statistikave, në këtë periudhë ka pasur rritje të eksportit të mallrave shqiptarë, veccanërisht për tekstilet dhe këpucët, por nga ana tjetër ka ndodhur rënie për materialet e ndërtimit. Kurse, për sa I përket importiti të mallrave të huaj, ka ulje për ccdo grup si: makineri dhe pjesë këmbimi, produkte kimike dhe plastike si dhe materialet e ndërtimit.
Një fakt i tillë lidhet me disa arsye, ku me kryesorja eshte: rënia e konsumit nga ana e konsumatorëve shqiptarë, rënie e cila reflektohet në uljen e importit të mallrave që vijnë nga jashtë. Një fakt I tillë është theksuar shpesh në deklaratat e guvernatorit të Bankës Qendrore, Ardian Fullani, I cili ka nxitur qytetarët dhe bzineset të shtojnë konsumin e investimet.
Arsyeja tjetër, është fakti që qytetarët shqiptarë po orientohen gjithmonë e më tepër drejt prodhimeve vendase.
Ndërkaq partnerët kryesorë të tregtisë së jashtëme të vendit tonë vijojnë të jenë Italia dhe Greqia.