E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në Eurozonë arrin nivele rekord

Enti statistikor i BE-së shtoi se në nëntor në Eurozonë ka pasur 16,3 milionë të papunë, thënë ndryshe 587 mijë të papunë më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2010.

Ndërkohë, në nëntor, papunësia në të gjithë Bashkimin Evropian (27 vende) ka arritur në 9.8 % përkthyer në numër 23.6 milionë të papunë.
     
Në gjirin e anëtarëve të eurozonës, shkallën më të lartë të papunësisë e ka Spanja, me 22,9 për dhe Greqia me 18.8 %. Ndërkohë që shkallën më të ulët të papunësisë e ka Austria (4%) dhe Luksemburgu e Holanda (me nga 4.9 %)./Start/

                                                                                             2012-01-07 15:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›