E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, publikohen shënimet e Osama bin Ladenit

Pritet që Shtetet e Bashkuara do të publikojnë shënimet e ish-liderit të Al Kaedës Osama bin Laden, që deri më tani ishin sekrete.
Sot shënohet njëvjetori i vrasjes së Bin Ladenit nga forcat amerikane në Pakistan.
 

Shefi kundër-terrorizmit i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Brenan, thotë se disa dokumente të fshehta do të publikohen në Internet, ditën e enjte, nga Qendra për Luftën ndaj Terrorizmit e ushtrisë amerikane.
 

Forcat speciale amerikane i kishin konfiskuar këto materiale më 2 maj të vitit 2011, kur e kishin vrarë liderin terrorist të Al-Kaidës, në ndërhyrjen në shtëpinë e tij në Abotabad të Pakistanit.
 

Në këto materiale thuhet se përfshihet korrespondenca ndërmjet liderit terrorist dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt dhe ditari i tij i shkruar me dorë.

Bin Ladeni iu ka shmangur zënies pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Shtetet e Bashkuara, duke mos përdorë komunikime elektronike, por duke u mbështetur në postierë për dërgimin e mesazheve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›