E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, pranga 46-vjeçarit, shfrytëzonte gruan dhe dy vajzat

Në pranga ra shtetasi Nevrus Hyseni 46-vjeç, banues ne lagjen nr 4 Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi për një periudhe 2-3-vjeçare, shfrytëzonte për qëllime përfitimi duke i detyruar të lypnin bashkëshorten e tij 35 vjeçare shtetasen me iniciale V.Hyseni si dhe 2 fëmijët e tij, vajzën 13-vjeç dhe djalin 3-vjeç. Zonat ku bashkëshortja e tij qëndronte për të ushtruar këtë aktivitet kanë qenë tek “Varrezat” e qytetit të Korçës në lagjen nr 14, dhe ndërkohe në ditë feste këto të fundit qëndronin në fshatra të ndryshme të rrethit të Korçës si: Boboshticë, Drenovë, Mborje.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Nevrus Hyseni do i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikim i femrave” dhe “Keqtrajtim i të miturve”. /Start/

                                                                                             2012-05-02 16:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›