E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në SHBA mbetet e lartë

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 22:00

Në raportimin përpara Komisionit të Kongresit Amerikan, kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke, tha se papunësia në Shtetet e Bashkuara vijon të jetë e lartë, pavarësisht shenjave të përmirësimit të fortë të aktivitetit të ekonomisë.

Deklarata e Bernankes u përkthye si qëndrim i pandryshuar i Bankës Qendrore Amerikane për programin 600 miliardë dollarë të blerjes së aseteve.

Në dëshminë para komisionit të buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, Bernanke paralajmëroi gjithashtu edhe për paqëndrueshmërinë e deficitit buxhetor.

Ai pranoi se të dhënat e reduktimit të papunësisë në 9 për qind për janarin kundrejt 9.8 për qind në nëntor janë "bazë e mirë për optimizëm".

Por, ai u shpreh i shqetësuar se masa e punësimit është "anemike”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›