Papunësia, nga 142 mijë familje, vetëm 9 mijë marrin pagesë papunësie
INSTAT dhe Ministria e Punës nuk kanë nxjerrë numrin real të të papunëve në vend
Zyrtarisht Shqipëria ka më shumë se 142 mijë të pa punë dhe mbi 1 milionë persona të punësuar. Megjithatë të dhënat e marra nga Ministria e Punës dhe INSTAT nuk llogarisin numrin e të papunëve që nuk janë regjistruar në zyrat e punës, çka do të thotë se ky nuk është numri real i papunësisë në Shqipëri. Ndërkohë edhe pse statistikat zyrtare flasin për 142 mijë të papunë, vetëm 9 mijë prej tyre trajtohen nga shteti me pagesë papunësie, pjesa tjetër janë lënë në mëshirë të fatit, edhe pa shërbime shëndetësore që mund ti përfitonin me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin e sigurimeve shëndetësore.
Papunësia
Sipas një studimi të kryer nga Open Data Albania për vitin 2012, shkalla e papunësisë e regjistruar është 13%. Në 2011 ky tregues ka qenë 13.3%. Ky indikator ka rënë më 0.3% për vitin 2012 krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë ose norma e papunësisë mbetet një tregues problematik për shkak të defekteve të Koordinatorit Kombëtar të Statistikave INSTAT në përllogaritje dhe metodologji. Nga një mesatarizim i treguesve për të tërë vitin, kemi 142,530 të papunë të regjistruar. Viti 2011 ka shënuar në total 142,484 të papunë të regjistruar duke shënuar një rritje të numrit të papunëve të regjistruar prej 46 persona. Ndërsa persona që përfitojnë pagesë papunësie për 2012 është 9,772. Krahasuar me vitin e mëparshëm, kemi një rritje 1,235 persona më shumë që përfitojnë nga kjo skemë, thekson ODA në studimin e saj.
Privat/shtetëror
Sipas të dhënave të tremujori të fundit të vitit 2012, sektori shtetëror ka numrin më të ulët të të punësuarve, konkretisht me 164,000 të punësuar, që përbën 17% të numrit total të të punësuarve. Nëse do të bazohemi në mesatarizimin e të dhënave për vitin 2012, numri totali i të punësuarve ne sektorin shtetëror është 164.400 të punësuar. Krahasuar me 2011 i cili ka 165.100 të punësuar në këtë sektor, kemi një ulje të numrit të punësuarve prej 700 individë. Ndërkohë 268,690 të punësuar rezultojnë sipas mesatarizimit të katër tremujorëve në sektorin privat jobujqësor për vitin 2012. Krahasuar me 2011 i cili rezulton me 256,288 në këtë sektor, kemi një tkurrje me 12,402 ose afërsisht 5%.
Kalkulimet e gabuara
Ky tregues zyrtarë nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë numrin e personave të papunë të cilët nuk kanë arsye dhe nuk parashohin dobi të regjistrohen tek zyrat e punës. Këta individ mundësitë për punësim ose aftësim për treg pune i shohin më shumë tek tregu privat i decentralizuar apo tek tregu i punës jashtë Republikës së Shqipërisë. Një tjetër defekt tek kalkulimi zyrtar i këtij treguesi është edhe përllogaritja e personave që konsiderohen të punësuar në sektorin privat jobujqësor. Këta individ konsiderohen të punësuar sa kohe nuk kërkojnë punë në shërbime të zyrave të punës që në fshat nuk kanë ekzistuar asnjëherë dhe përbëjnë 54% të totalit. Paradoksi qëndron se me ndryshimet demografike të pasqyruara edhe në censusin e 2011, popullsia në fshat është vetëm 46 % dhe nuk ka lidhje logjike urbanizimi i popullsisë më një opsion ku pjesa kryesore e punësimit konsiderohet tregu bujqësor. Nga ana tjetër edhe prodhimi bujqësor është në nivele inferiore në kontekstin kombëtar për të justifikuar një nivel kaq të lartë punësimi në këtë sektor (në rastin më të mirë 21 % e PBB jepet nga bujqësia).
Numri i të punësuarve sipas sektorit
Të punësuar 1,106,118
Në shtet 164,000
Në privat jobujqësor 278,063
Në privat bujqësor 522,300
Papunësia Viti 2011 Viti 2012 Diferenca
Të papun렠 142,530 142,484 -46
Pag.Papunësis렠 9,772 8,537 -1,235
Shk.e papunësis렠 13.3 13 -0.3
142,530
është numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punës për vitin 2012. Papunësia ka rënë me vetëm 0.3 % nga viti 2011.
1.106.118
persona llogaritet numri i të punësurëve në Shqipëri sipas Ministrisë së Punës dhe INSTAT-it.
164 mijë
janë të punësuar në sektorin shtetëror ndërsa dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëdhjetë e tre persona në sektorin privat jo bujqësor.
9,772
Persona të papunë përfitojnë pagesë papunësie. Krahasuar me vitin e mëparshëm, kemi një rritje me 1,235 persona më shumë që përfitojnë nga kjo skemë.