Nikolla: Peticion Presidentit për t`i hequr licensën ACR-së

Kryetari i konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla ka deklaruar sot se minatorët nuk do të tërhiqen nga greva e urisë pavarësisht presioneve dhe santazheve që po u bëhen nga segmente të caktuara të politikës.
Në një konferencë për shtyp Nikolla ka theksuar se persona të caktuar kërkojnë të thyejnë grevën duke akuzuar sindikatat dhe personat që drejtojnë grevën.
“Ne përveç shqetësimeve tona kemi presion dhe santazhe të segmenteve të caktuara të politikës të cilët për vite me radhë kanë mashtruar minatorët. Ne i bëjmë thirrje kompanisë të marrië masa për mirëmbajten e minierës” theksoi Nikolla ndërsa shtoi se përfaqësues të kompanisë kërkojnë ta vjedhin minierën.
Gjithashtu Nikolla theksoi se minatorët janë duke përgatitur një peticion i cili do t`i drejtohet presidentit të republikës që të nisin procedurat që kompanisë ACR ti hiqet licensa .
“Jemi duke përgatitur një peticion presidentit që të nisin procedurat që firma të largohet nga Bulqiza pasi ajo po kërkon të varrosë minierën” ka theksuar Nikolla.
Më tej kreu i konfederatës së sindikatave Nikolla theksoi se do të depozitojë në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për shpifje ndaj administratorit të kompanisë ACR Giga Bedineishvili.