E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe e përkohshme Rusi- Gjeorgji

Gjeorgjia dhe Rusia ranë dakord në parim me planin e paqes të ngritur nga BE, për të ndaluar luftën mes tyre, të hapur javën e kaluar për kontrollin e rajonit të Ossetias jugore. Presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe homologu Gjeorgjian Mihkeil Saakashvili kanë rënë dakord me planin e paqes të nënshkruar nga presidenti rus Dmitry Medvedev.

“Është një dokument politik. Është një marrëveshje principesh... dhe mendoj se është  koincidencë kjo përputhje mendimesh” – tha Saakashvili në një konferencë të përbashkët me Sarkozyn.

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rice tha se operacionet ushtarake të Moskës në Gjeorgji rrezikojnë integrimin e Rusisë në institucionet ndërkombëtare.

“Ka shumë mundësi për Rusinë që të ndryshojë qëndrim dhe të tregojë se mund të sillet sipas rregullave të shekullit të 21-të” – tha ajo.

“Unë ju siguroj se reputacioni ndërkombëtar i Rusisë është në pikëpyetje”.

Dje paradite Medvedev urdhëroi armëpushim në Gjeorgji për të mbështetur planin e Sarkozisë për paqe ndërkombëtare.

Sarkozy ka shkuar në dy vendet për një plan paqeje si rruga e vetme për të shuar konfliktin që nisi javën e kaluar kur Tbilisi u përpoq të merrte me forcë rajonin pro-rus të Ossetias Jugore. Moska është kundërpërgjigjur me sulme të ashpra ushtarake.

Plani i paqes pritet të bëhet prezent në një takim të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian ditën e Enjte.

“Ne nuk kemi një marrëveshje për paqe, por vetëm një armëpushim të përkohshëm”- tha Sarkozy.

Diplomatët evropiane thanë se në takimin e nesërm do të shprehin pakënaqësinë lidhur me forcën që është përdorur nga Rusia në Gjeorgji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›