Itinerari i Marco Polos dhe Croisier Musicale në Shqipëri
Portit të Vlorës i ankorohet më datë 13 gusht 2008, në orën 08.00 te mengjesit nje nga anijet spektakolare te cilat qarkullojne ne keto dite vere në ujërat e Mesdheut; Anija “Sea Cloud” ose e mbiquajtura “Croisiere Musicale”, e cila vjen në një “ndjekje” kulturore të itinerarit të Marco Polos.
Pas vizitës dhe një koncerti në Athine e Itakë, do të jenë Vlora dhe Apollonia ndalesat shqiptare të një grupi vizitorësh, “pasagjerë të anijes”.
Etapa shqiptare e turneut të “Resë së detit” përfshin vizitën në Parkun Arkeologjik të Apollonisë dhe një koncert pranë Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ku do të interpretojnë “Kori Femëror - Gjon Simoni” i drejtuar nga Suzana Turku, si dhe sopranoja Etleva Golemi, së bashku me Orkestrën e Dhomës së Tiranës e drejtuar nga Pjetër Guralumi.
Koncerti i ideuar në dy pjesë, ka në repertor që nga koralet bizantine deri tek koralet shqiptare të bazuara në polifoninë labe; që nga trashëgimia popullore e përpunuar për soprano e orkestër harqesh e deri tek ariet dhe skenat nga operat me të njohura të skenës lirike europiane.
“Renë e detit” e presin në skenat e përgatitura posaçërisht në Dubrovnik, Hvar, Split, Pula dhe Venecia, me Orkestrën Simfonike të Dubrovnikut, me kuartetin “Kocian”, me pianisten franceze Danielle Laval, me violinistin Vadim Repin e pianistin Nikolai Lugnaski, me tenorin e famshem Max Emanuel Cencic dhe me Orkestrën e Muzikës Baroke të Venecies, e cila do t’ia kushtojë koncertin e saj krijimtarisë së Vivaldit.