E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe në Mynih, edhe barazimi vlen (video)

Bavarezët ishin më këmbëngulës, duke krijuar më tepër raste për shënim. Frenk Riberi ishte në një formë të mirë, lëvizi gjatë gjithë ndeshjes dhe e kërkoi golin.

Por francezi ishte i pafat në minutën e 19-të. Pasi shmangu bukur dy mbrojtës brenda zonës, parabola e tij përfundoi pak mbi tranversën e portës së mbrojtur nga Bufon.

Në fund, ky ishte rezultati më i drejtë dhe si gjeramnët, ashtu edhe skuadra torineze vazhdojnë të mbeten të pathyeshëm në grupin A. Por Bajerni ka dy pikë më shumë se “Zonja”dhe kryeson së bashku me Bordonë.
Francezët fituan në shtëpi ndaj izraelitëve të Makabi Haifas minimalisht me rezultatin 1-0.

Mbrojtësi Ciani kërceu më lart nga të gjithë pas një goditjeje nga këndi shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes, duke u dhënë fitoren kampionëve të Francës, të cilët ngjiten në kuotën e katër pikëve, aq sa Bajerni dhe futen në “vallen” për të kaluar grupin.

Bajern Mynih 0 – 0 Juventus

Bayern Mynih (4-3-3): Butt 6; Lahm 6,5, Van Buyten 5,5, Badstuber 6, Braafheid 6; Ottl 5,5, Mueller 7, Schweinsteiger 6; Ribery 7, Robben 7 (44' Olic 6), Klose 6 (74' Gomez). Trajner: L. Van Gal

Juventus (4-3-1-2): Buffon 6; Grygera 5,5, Legrottaglie 6, Chiellini 6,5, Grosso 5,5; Camoranesi 6,5 (90' Tiago), Felipe Melo 6, Marchisio 6; Diego 6 (60' Poulsen 6); Iaquinta 6, Trezeguet 5,5 (74' Amauri). Trajner: Ç. Ferrara

Arbitër: H. Webb (Angli)

Kartonë të verdhë: Trezeguet, Camoranesi, Marchisio (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›