E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset: Të miratohet ligji për Gjykatën Administrative

"Miratimi i ligjit do t’i hapë rrugën ngritjes së sistemit të Gjykatave Administrative, një institucion, të cilin bizneset shqiptare e kërkojnë që prej gjashtë vjetësh. Ngritja e këtij sistemi modern gjykatash do të bëjë të mundur trajtimin në mënyrë efektive dhe të drejtë nga gjykatës të specializuar të mosmarrëveshjeve mes individëve apo organizatave dhe institucioneve publike qendrore e vendore", thuhet në njoftimin nga ky grupim.
 
Sipas tyre, ngritja e Gjykatës Administrative do të sjellë përfitime për të gjithë qyetarët, duke pasur parasysh se mosmarrëveshjet administrative përfshijnë si ato në fushën e tatimeve, regjistrimit të biznesit, licensave apo prokurimeve, edhe mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me punësimin, pensionet dhe regjistirmin e pasurive.

"Ngritja e Gjykatave Administrative kërkon, po ashtu, angazhimin e deputetëve nga të gjitha partitë parlamentare. Më shumë vonesa në miratimin e ligjit do të thotë kosto shtesë dhe energji të humbura, kur shfrytëzimi më i mirë i tyre do të sillte përfitim për të gjithë shoqërinë", vijon deklarata.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›