Paqja e re SHBA-Rusi
Presidenti amerikan Barack Obama dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev do të takohen të sot në Pragë, për të nënshkruar traktatin për pakësimin e mëtejshëm të armëve bërthamore të vendeve të tyre. Nënshkrimi i traktatit pritet të forcojë sigurinë kombëtare të të dy vendeve dhe marrëdhëniet ruso-amerikane.
Dy udhëheqësit do të takohen në kryeqytetin çek, ku një vit më parë Presidenti Obama parashtroi vizionin e tij për një botë pa armë bërthamore.
“Sot po e them qartë dhe me bindje angazhimin e Amerikës për të arritur paqe dhe siguri në një botë pa armë bërthamore”, pat deklaruar atëbotë Obama.
Marrëveshja që do të nënshkruhet të sot do të zëvendësojë marrëveshjen START, e cila në vitin 1991 u nënshkrua nga presidenti amerikan, George Bush dhe presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachov.
Pas një viti negociatash të vështira, presidentët Obama dhe Medvedev do të nënshkruajnë traktatin për reduktimin e arsenaleve përkatëse të mbushjeve strategjike të dislokuara, në masën 25-30 për qind.
Pakti është një hap modest por i rëndësishëm, sipas Kingston Rif nga Qendra për Kontrollin dhe Mospërhapjen e Armëve në Washington.
“Marrëveshja redukton në mënyrë të verifikueshme stoqet e tepërta ruse dhe amerikane dhe ofron parametrat për një proces kontrolli dhe monitorimi modern dhe transparent”, tha Rif.
Ai më tutje parashikon gjithashtu se traktati do të ndihmojë forcimin e marrëdhënieve dy paleshe që shpesh kanë përjetuar tendosje. Rif thotë se përmirësimi i bashkëpunimit pritet të ndihmojë Washingtonin dhe Moskën të luftojnë terrorizmin bërthamor dhe të punojnë për sanksione më të rrepta kundër Iranit për aktivitetin e tij bërthamor.
“Besimi dhe transparenca që do të krijojë marrëveshja në marrëdhëniet ruso-amerikane do t’ua bëjë më të lehtë Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të bashkëpunojnë në fusha të tjera që janë me rëndësi qendrore për sigurinë e Amerikës dhe të Rusisë”, tha Rif.
Pas nënshkrimit, traktati duhet të ratifikohet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma dhe Senati amerikan ku duhet të marrë votën e 67 nga 100 senatorët amerikanë.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Pragë, zoti Obama do të zhvillojë edhe një takim kokë-më-kokë me homologun e tij rus dhe do të marrë pjesë në një darkë për krerët e 11 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.