E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqja ende larg - Pas takimit te Obames dhe Netanjahut

Procesi i paqes ne Lindjen e Mesme ka ngrire. Dhe nje gje eshte e qarte per Uashingtonin se Obama nuk do te mund ta ndryshoje kete brenda nje kohe te parashikueshme. Jo sepse mungon vullneti i tij per ta arritur kete. Qe ne fillim te marrjes se detyres ai emeroi nje te derguar te posacem dhe beri te qarte synimet e tij futjen serish ne levizje te procesit te paqes ne Lindjen e Aferme.

Por ne dy vitet e fundit qeveria amerikane nuk ka arritur asgje. Perkundazi. Shume nga perpjekjet e bera ishin kontraproduktive. Kur Presidenti amerikan Obama deklaroi se Izraeli duhet te ndaloje ndertimin e ngulimeve kete linje e mbeshteti edhe presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe pas protestave masive nga Izraeli qeveria amerikane u distancua serish nga kjo kerkese. Obama ishte edhe vete fajtor qe u fut ne qorrsokak prej Abass-it. Dhe kur presidenti amerikan e trajtoi Benjamin Netanjahun gjate nje vizite ne Shtepine e Bardhe si nje nxenes shkolle kjo beri qe marredheniet midis dy burrave te shtetit te ngrinin edhe me shume. Netanjahu nuk u dorezua ne pikat kryesore dhe Shtepia e Bardhe u perpoq me te gjitha forcat qe te permiresonte imazhin e demtuar ne viziten pasuese te kryeministrit izraelit. Duke e tepruar me deklararat formale te miresjelljes. .Bildunterschrift Takimi Obama - Netanjah

E njejta loje u perseri kesaj jave. Obama deklaroi ne fjalimin e tij se Izraeli duhet te pranoje kufijte e vitit 1967 dhe te kthehet ne tavolinen e bisedimeve. Netanjahu refuzoi dhe Shtepia e Bardhe gjendet tani ne nje beteje retorike terheqjeje. Sinjali qe presidenti jep me kete manover eshte fatal Ai eshte i gatshem te beje deklarata te guximshme por kur Izraeli ben presion terhiqet serish mbrapa.

Sepse presidenti amerikan e ka nderkohe te qarte se ne keto momente nuk mund te beje asgje. Qendrimi i tij ne prezantimin e perbashket para shtypit tregoi shume Obama dukej shume i tensionuar. Dhe la pershtypjen se eshte duke luajtur me kohen. Fushata per zgjedhjet presidenciale ne SHBA sapo ka filluar dhe momenti do te ishte per te i papershtatshem qe te ushtronte presion ndaj te dy paleve. Keshtu ai do te rrezikonte te deshtonte dhe do te humbiste mbeshtetjen e zgjedhesve me prejardhje izraelite ne SHBA. Pervec kesaj ai do te hapte mjaft probleme me Kongresin amerikan qe perkrah Izraelin. .Bildunterschrift Demostruesit ne Uashington

Keshtu Presidenti amerikan ushtroi ne fjalimin e tij pak presion mbi te dyja palet ne menyre qe te ruante fytyren duke mbetur ne retoriken e pergjithshme. Dhe ne prezantimin e perbashket me Netanjahun ai nuk e permendi me kerkesen per kthimin e kufijve te 1967-es. Nje pasardhes per te ngarkuarin me Lindjen e Mesme George Mitchell i cili dha doreheqjen nuk eshte emeruar ende dhe propozime konkrete nuk jane bere. Nese ai rizgjidhet ne nentor te 2012 ka mundesi qe te beje edhe nje perpjekje tjeter. Sepse ky president nuk nxiton per te mbaruar punet. Vetem se ka mundesi qe atehere duhet ta nise ne kushte me te veshtira. Megjithate do te ishte e gabuar per tia vene fajin per te gjitha presidentit amerikan. Ai ka theksuar gjithnje se Izraeli dhe palestinezet e kane vete ne duar kthimin ne marreveshjen e paqes. Vetem se Obama u jep atyre gjithnje mundesi qe te fajesojne njeri - tjetrin.

Autor Christina Bergman/ Aida Cama

Redaktoi Mimoza Cika- Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›