E Diel, 1 Nëntor 2026

Strauss-Kahn lirohet perkohesisht kundrejt pageses - Akuza do te lexohet me 6 qershor

Ishte nje dite dramatike per Dominique Strauss-Kahnin. Vetem pak ore pasi Strauss-Kahni dha zyrtarisht doreheqjen si shef i Fondit Monetar Nderkombetar dhe pasi pati theksuar se i kundershton me vendosmerine me te madhe kritikat e ngritura kunder tij.

Prokuroria e Nju Jorkut beri te ditur ish-shefi i Fondit Monetar Nderkombetar paditet nga Grand Jury per te shtate pikat e ngritura kunder tij. Lista e delikteve seksuale per te cilat akuzohet Strauss-Kahni shtrihet qe nga perpjekja disa here per perdhunim dhe keqtrajtim seksual deri ne privim te paligjshem te lirise.

Bildunterschrift Dominique Strauss-Kahn

Ne rast denimi te akuzuarin e kercenon nje burgim i gjate thekson CNN. Eksperti juridik i CNN Tobin thekson se pikerisht organet e drejtesise se Nju Jorkut jane te njohura qe ne rastin e krimeve seksuale nuk njohin meshire ose lirim para kohe nga burgu.

Si policia e New Yorkut ashtu edhe prokuroria e konsiderojne te dhenat e punonjeses 32 vjecare te hotelit Sofitel ne Mannhatene cila hyri ne oren 12 ne suiten e Strauss-Kahnit me sa duket shume te besueshme. Zevendesprokurori i qarkut Daniel Alonso Punonjesja e pastrimit ka raportuar menjehere pas largimit nga suita e Strauss-Kahnit perballe shume deshmitareve - midis tyre menaxhereve te hotelit dhe policise ne nje gjendje shume te pabesueshme se cfare kishte ndodhur.

Dhe me sa duket si policia ashtu edhe prokuroria jane krejtesisht te bindur per autenticitetin e pohimeve te punonjeses se hotelit. Ndryshe nuk mund te shpjegohet arrestimi i shpejte dhe aktpadija e gjere kunder Strauss-Kahnit.Bildunterschrift Dominique Strauss-Kahn

Vetem perballe shumes rekord prej 1 milione dollare para ne dore dhe 5 milioneve te tjere te cilat duhet te depozitohen si siguri per rastin e nje arratisjeje eshte i gatshem gjykatesi i Nju Jorkut qe ta lere te lire Strauss-Kahnin. Edhe me kusht qe ish-shefi i Fondit Monetar Nderkombetar ti nenshtrohet nje arresti shtepiak i mbikqyrur 24 ore ne dite.

Prokuroria e New Yorkut thuhet se ka te dhena per delikte te tjera seksuale te Strauss-Kahnit. Nderkohe ne ish-qendren e tij te punes FMN po zien lufta per pushtet. Si pasardhese me me shanse ne krye te FMN shihet ministrja franceze e Financave dhe ekspertja e Euros Christine Lagarde.

AutorRalf Sina/AuronDodi

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›