E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqja në lindjen e Mesme, takim i Katërshes

Jerusalem (start)-Në Lindjen e Mesme, Katërshja e ndërmjetësve për paqe u takua sot me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë në një përpjekje për të mbështetur procesin e paqes, pavarësisht nga fakti se nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje këtë vit. Ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abas do të flasin në një takim ministror të Katërshes, që përfshinë Bashkimin Evropian, Rusinë, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoleca Rajs, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana janë ndër zyrtarët që po marrin pjesë në takim.

Bisedimet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve, që filluan afro një vit më parë në një konferencë në Anapolis, Merilend, janë penguar që në fillim nga dhuna dhe mosmarrëveshjet lidhur me ndërtimin e kolonive hebreje dhe të ardhmen e Jerusalemit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›