E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i 2009, skemë piramidale

Tiranë (Start)-Ne mendojmë krejt ndryshe. E shohim asistencën e FMN si profesionale dhe i kërkojmë qeverisë që sa më parë në këto ditë të vështira për gjithë botën të rinovoj mandatin me FMN, sepse duhet të mbetet këtu si garanci për buxhetin e 2009, një vit elektoral dhe mbi të gjitha një vit me rënie ekonomike në të gjithë botën. Ne kërkojmë garanci për zbatimin e këtij buxheti, që respekton çoroditjen totale, aq sa i ngjan një skeme piramidale. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Brace I cili gjatë një konference për shtyp theksoi shqetësimet e partisë së tij lidhur me mënyrën se si qeveria po lëvron financat shtetërore. Sipas tij, “ndikimi i krizës globale mbi të ardhurat e emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, uljen e kreditimit të ekonomisë nga bankat, uljen e nivelit të eksporteve dhe ndikimin mbi rritjen ekonomike të vendit dhe natyrisht deficitin buxhetor, duke bërë rrezik parashikimet e qeverisë mbi këto parametra për vitin 2009 të nivelit GDP në 3.7 %, dhe deficitin buxhetor në 5.3 %, nisur nga sa më sipër ne mbështetim shqetësimin edhe të FMN shprehur së fundmi mbi vendimet e Kryeministrit Sali Berisha për ndryshimet e reja fiskale, mbi normën e sigurimeve shoqërore, duke i pare ato si matësa të rrezikshëm për të gjithë, për skemën e pensioneve, apo si të padobishme për shkak të vendimeve jo ligjore mbi sistemin e referencave që është shtrirë përtej doganave, duke rikthyer një sistem planifikimi qendror i papajtueshëm me ekonominë e tregut dhe i pajtueshëm me ish-Komisionin e Planit të Shtetit të regjimit komunist, ulje të projeksionit të rrezikuar të deficitit buxhetor, si element sigurie për parametrat ekonomik, ndalimin e futjes së qeverisë në borxhet e forta, tregun e euroboneve”.

Duke u bazuar në statistika, Brace vijos se “rritja ekonomike sipas qeverisë planifikohet të jetë 6 %, rritja e të ardhurave po prapë sipas qeverisë planifikohet të jetë 0 %, rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, planifikohet të jetë 0 %. Shpenzimet totale ulen me 0.9 % të GDP, shpenzimet koherente mbeten 0 % në rritjen e tyre në raport me GDP. Shpenzimet kapitale apo investimet ulen me 1.2 %. Ky buxhet absurd bën që të ardhurat të rriten me 0 %, por shqiptarët do të paguajnë sërish më shumë TVSH nga 9.7 lekë për çdo 100 lekë për prodhim të përgjithshëm. Do të paguajnë më shumë tatim fitimin, nga 1.7 lekë për çdo 100 lekë, me 1.5 lekë për çdo 100 lekë. Do të paguajnë më shumë akcizë dhe këtu përfshihet nafta nga 3.5 lekë në çdo 100 lekë në në 3.8 lekë për çdo 100 lekë. Mbi të gjitha shqiptarët duhet të dinë se nga viti 2009, pavarësisht të gjithave do të
paguajnë tatim mbi pagat shumë më tepër, nga 1.1 lekë për çdo 100 lekë nga viti 2007, në 2.2 lekë për çdo 100 lekë në 2009”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›