E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi i shpeton postbllokut, bllokohet "Audi Q7"

Lezhe- Drejtuesi i nje makine luksoze i shpeton postbllokut te policise duke braktisur mjetin tip fuoristrade "Audi Q7". Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:30 ne Shengjin, kur uniformat blu ushtronin kontrolle ne zonen e plazhit dhe akset kryesore. Por ndersa i kane bere shenje shoferit qe te ndalonte, ky i fundit, qe ende nuk eshte identifikuar, ka dale nga mjeti dhe eshte larguar me vrap. Efektivet i kane bere thirrje qe te ndalonte, por i riu rreth te 30-ve eshte arratisur pa rene ne pranga. Policeve u ka mbetur vecse te benin bllokimin e automjetit dhe marrjen e gjurmeve te gishtave te gjetura ne fuoristraden me targa te huaja D6954TS. Mjeti eshte derguar ne komisariatin e Lezhes, ku policia deklaroi se po punon per identifikimin dhe kapjen e drejtuesit. Nderkohe qe i eshte kerkuar ndihme edhe Interpol Tiranes per te verifikuar nese makina eshte e vjedhur jashte vendit dhe trafikohej ne zonen e Shengjinit. Dyshohet se i riu mund te jete pjese e nje rrjeti te trafikut te mjeteve motorike, ose ka qene nje person me precedente penale dhe i skeduar ne listat e policise si i kerkuar. Shefi i policise se Shengjinit, Ilir Balliu, tha dje se jane rritur masat e sigurise ne plazh ne kete sezon veror, per te parandaluar aksidentet dhe kapur personat e kerkuar. Nderkohe qe jane shoqeruar pas konflikteve 68 persona ne 3 muaj dhe bllokuar 26 automjete pa dokumente.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›