Kucove/ Perleshje me thika, dy te plagosur
KUCOVE- Sherri mes kater te rinjve ne lokal perfundon me dy te plagosur dhe dy te tjere ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se diel, ne fshatin Perondi te Kucoves, ku nje grindje per motive te dobeta e lindur dy jave me pare, ka sjelle venien ne perdorim te thikave. Burime nga vendi i ngjarjes bene me dije se Eljan Shurdha, Florjan Kondi dhe Pabjol Gode jane perfshire ne nje grindje, kurse nje person i katert ka perfituar duke u larguar nga vendngjarja. Shurdha dhe Kondi, 23 dhe 24 vjec, mesohet se ndodheshin se bashku ne nje lokal ne qender te fshatit, nderkohe qe jane grindur me 29 vjecarin Gode. Ky i fundit, se bashku me nje shokun e tij, ende i paidentifikuar, jane arratisur.
E.H
E.H