E Shtunë, 31 Tetor 2026

Para Berishës, Rama takim me Sekui e Arvizu

TIRANË- Kreu i Ps-se, Edi Rama eshte takuar sot me ambasadorin e BE-se ne vendin tone, Etore Sekui e me pas, gjate mesdites me ambasadorin amerikan, Aleksander Arvizu.

Te dy takimet jane zhvilluar larg vemendjes se mediave, jashte selize roze dhe nuk jane pasuar nga deklarata rreth asaj qe eshte biseduar.

Takimi me Sekuin ishte informal dhe zgjati per rreth 40 minuta në një ambient pranë selisë roze.

Edhe me ambasadorin amerikan, Rama është takuar jashte selise roze, ne mesdite.  Mendohet se në qendër te dy takimeve ka qene pikërisht cështja e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit shqiptar, një president konsensual, i tillë që të mund të marrë shumicën e votave në Kuvendin e Shqipërisë.

Takimet u zhvilluan vetëm pak kohë para takimit të paralajmëruar mes Rmaës dhe kreut të qeverisë, Sali Berisha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›