E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS kërkon rikthimin e vizave me lejimin e skafeve

Sipas PD-së, skafet i kanë shërbyer vetëm krimit të organizuar dhe trafiqeve të grupeve kriminale dhe pushtetarëve që i kanë mbrojtur ata.

“Pretendimi se ndalimi i skafeve ka dëmtuar turizmin në qytetet e qeverisura nga socialistët është sa absurd aq edhe qesharak. E vërteta është se pas ndalimit të skafeve numri i turistëve në këto qytete Jo vetëm që nuk është ulur po është rritur me rreth 15 herë dhe në shkallë vendi ky numër është rritur me 13 herë dhe konkretisht Shqipëria priti vitin e kaluar mbi 4 milionë turistë e vizitorë kundrejt vetëm 300 mijë qe ajo priti në vitin 2004”, tha zëdhënësja Silvi Bardhi.

Ajo shtoi se moratoriumi i skafeve bëri të mundur avokatin e shkëlqyer nga fqinjët tanë, për garancitë e heqjes së vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Evropën për qytetarët shqiptare. “Sigurisht që për disa pushtetarë që vetë lëvizin me pasaporta diplomatike, lëvizja e lirë e qytetarëve nuk ka rëndësi madje mirë është që ajo mundësisht të anulohet sepse përbën një sukses të qeverisë së kësaj mazhorance”, shtoi ajo.

Partia Demokratike hedh kategorish poshtë “këtë qëndrim të z.Rama dhe krerëve të tjerë të Partisë Socialiste me të cilin për interesa të pasurimit të pushtetarëve të saj me paratë e pista të trafiqeve kriminale, kërkojnë të anulojnë lëvizjen e lirë e të rikthejnë vizat për qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të rikthejnë sërish Otranton në varrezën e zezë të të rinjve shqiptarë. Shqipëria dhe qytetarët e saj kanë nevojë për reforma që i afrojnë me Bashkimin Evropian dhe jo trafiqe dhe skafe që i largojnë nga Evropa”. /Start/

                                                                                             2012-06-03 15:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›