Spahiu: Takimi Berisha-Rama të jetë i hapur
Duke e cilësuar kohën aktuale më të mirën për bashkimin e shqiptarëve Kreshnik Spahiu deklaroi se liderët e politikës 22 vjeçarë nuk e kanë aspak në planin e tyre realizimin e ëndrrës he aspiratës shekullore të shqiptarëve, bashkimin e tyre. “Ata nuk e përmendin kurrë bashkimin e shqiptarëve sepse për ata karrigia e pushtetit dhe zyrës 50 metra katrorë është më e rëndësishme së çdo aspiratë e shqiptarëve” deklaroi Spahiu.
Duke u ndalur në zhvillimet aktuale të politikës lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, kreu i AK-së, kërkoi që dt liderët ta zhvillojnë të hapur takimin e tyre.
“Takimi Rama-Berisha duhet të bëhet i hapur për publikun dhe gjithçka flitet në takim të jetë transparente, pasi historia ka provuar që kur takohet Rama me Berishën vendi është zhytur gjithmonë në kriza të thella politike të cilat kanë lënë pasoja të rënda në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Marrëveshja Rama-Berisha bëri atë që çdo vend I botës e realizon përmes referendumeve, ndryshuan Kushtetutën e Republikës si të ishte një VKM, e ndryshuan dokumentin themeltarë nga mbrëmja në agim. Ata kanë vërtetuar që marrëveshjet e tyre bëhen vetëm për karriget e pushtetit personal dhe jo për prosperitetin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ata nuk janë takuar kurrë ku kombit i është nevojitur, nuk janë takuar as kur kombi shqiptarë është gjendur përballë kërcënimeve ekstreme në rajon. Ata takohen për të kryer rokadat politike në mbrojtje të interesave të tyre personale dhe së fundmi treguan e vërtetuan se takimi pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve nuk do të ishte realizuar. Prandaj duhet të bashkohemi të gjithë me Aleancën KuqeZi sepse kjo lëvizje është e vetmja alternative që do të sjellë ndryshimin e prekshëm për shqiptarët dhe do t’i japë Shqipërisë nderin e merituar që politika e xhaketave të vjetra po shkel me këmbë në sytë e mbarë botës” deklaroi Spahiu.
Në përfundim të tubimit politik, kryetarii Aleancës KuqeZi shpërndau rreth 250 karta anëtarësie të qytetarëve fierakë të cilët iu bashkuan kësaj lëvizje. /Start/
2012-06-03 15:51