E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Para Eurovizionit, Albina nuk mban lotët nga surpriza! Me Luizin, si e priti klasifikimin?

Albina Kelmendi ishte e ftuara e rradhës në “Më prit në fundjavë” me Ermal Peçi. Këngëtarja ndau shumë detaje nga performanca e saj në Eurovizion edhe pse në fakt nuk e priste se bashkëshorti i saj do ta surprizonte në program.

Me anë të një videomesazhi ai pohoi se Albina dhe familja Kelmendi janë duke bërë maksimumin për garën europiane, ç’ka e çmonte shumë. 

Por gjysmës së tij çfarë fjalësh i dedikoi?
“Janë familje artistësh, kam bindjen që do korrin një sukses të jashtzakonshëm! Albina më plotëson në të gjitha aspektet! Ajo më bën çdo ditë krenar, me jep motiv e frymëzim!”

Kaq mjaftoi që Albina të përlotej përballë Ermalit edhe pse shtoi se Valoni se ka shumë qejf kur ajo loton në ekran.

Teksa komentonte përfaqësimet ndër vite të Shqipërisë në ESC, Ermali e pyeti si e priti ajo klasifikimin e bërë nga kanali i Eurovizionit ku sëbashku me Luizin ishin në klipet më të para mujore.

“Eh ta dinte Luizi ç’bëhet me të jashtë! E pashë klasifikimin, ishim të dy! Luizi është fitues, dihet!”

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›