Përkthyesja e Edith Durham: Pse vendosa të sjell frengjisht “Shqipëria e epërme”

“Shqipëria e epërme” e Edith Durham përkthehet në gjuhën frënge nga Jacqueline dhe Jean- Arnault Derens nënë e bir, të cilët vijnë në Shqipëri me rastin e muajit të frankofonisë.
Jacqueline Derens ka prezantuar përkthimin e saj të fundit të librit “Shqipëri e epërme” të udhëtares së njohur Edit Durham në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në sot në RTSH.
Autorja e librit Jacqueline Derens foli për bukurinë e Shqipërisë dhe Balkanit në përgjithësi e shtyrë nga Edith Durham e cila vizitoi vendin tone në fillim të shekullit.
“Kam zbuluar Shqipërinë dhe gjithë librat që kam lexuar lidhur me këtë vend dhe Ballkanin, i referoheshin Edith Durhamit, doja të dija kush ishte kjo grua që ka udhëtuar në fillim të shekullit në Shqipëri dhe që është pasionuar me çështjen shqiptare. Fatkeqësisht ky libër nuk ishte përkthyer në frëngjisht, kështu që vendosa ta sjell këtë herë me pranë lexuesve francez. Ajo kishte një vështrim mbi këtë vend të panjohur si ishte Shqipëria, shumë precize për popullin shqiptar”, tha ajo.
Libri “ Shqipëria e epërme” e shkruar nga Edith Durham tregon odisenë ballkanike të një udhëtareje viktoriane në Shqipërinë e Veriut më 1908.
Udhëtimet e përshkruara në librin “Shqipëria e Epërme” janë tre ekspedita të zgjeruara nga Shkodra të cilat ishin kulminacioni i shtatë viteve udhëtime të rregullta në Ballkan, dhe përvoja e Durhamit në male më 1908, do t’i shërbente shumë në punën e saj për lehtësimin e pasojave të luftës dhe urisë në vitet që pasuan, kur u ngjiz kulti i vendasve për të si “krajlica e malësorëve.”
/rtsh.al/