Para Pitt, Cruise e Depp

Ylli filmat e të cilit fitojnë më së shumti në Hollywood nuk është as Brad Pitt, as Tom Cruise, e as Johnny Depp, por Samuel L. Jackson. Jackson madje është bërë edhe pjesë e Librit të Rekordeve të Guinness’it, sepse filmat e tij kanë fituar gjithsejtë 7.4 miliardë dollarë.
Vitin e ardhshëm nëpër kinema do të shfaqen tre filma të Jackson (62), “The Samaritan’, ‘Django Unchained” dhe ribërja e filmit “The Avengers”.
Sigurisht që këta tre tituj vetëm sa do të forcojnë pozitën e Jackson në krye të listës së aktorëve më profitabil.
Samuel L. Jackson ka luajtur edhe në hit serialin e njohur të Spielberg “Jurasic Park”, i cili ka inkasuar 914 milionë dollarë, si dhe në vazhdimin e fundit të filmit legjendar “Star Wars”, i cili ka fituar 2.4 miliardë dollarë.
Në fillim të viteve të 90’a aktori amerikan u bë i njohur me rolin e tij në kult filmin “Pulp Fiction”, të Quentin Tarantino, in cili asokohe inkasoi 212 milionë dollarë.