"The Exorcist", më i tmerrshmi

Me rastin e Natës së Shtrigave (Halloween), dhe bazuar në anketën web-faqes DigitalSpy, kult-filmi "The Exorcist”, i vitit 1973, u shpall filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave.
Filmi i William Friedkin, i cili fitoi edhe çmimin Oscar, u gjet ë vendin e parë të listës së filmave më të frikshëm, duke fituar 15.5 përqind të votave të përgjithshme.
Gjatë një interviste të vitit 2008 për gazetën britanike ‘The Guardian’, regjisori Friedkin deklaroi se, sipas shumë shikuesve, skena më e frikshme në film është ajo e kontrollit mjekësor të vajzës së opsesionuar, sepse duket tejet realiste.
Në vendin e dytë të listës së filmave më të frikshëm u radhit “Paranormal Activity”, vitit 2007, i regjisorit Oren Peli, me 11.7 përqind të votave, ndërkaq i treti doli filmi “Nata e Shtrigave”, një film ky i regjisorit John Carpenter, i vitit 1978.