E Hënë, 2 Nëntor 2026

Para në këmbim të votës për 11 majin – Prangoset 38-vjeçari në Lushnjë, dosja i kalon SPAK

Kjo e hënë përkon me ditën e katërt të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, dhe po sot u shënua rasti i parë i dokumentuar, kur mbështetës të partive politike ofrojnë para në këmbim të votës.

Ngjarja u regjistrua në Lushnjë, aty ku 38-vjeçari Marin L. u prangos nga policia, pasi i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetër një qytetari në këmbim të votës.

Policia e Lushnjës tha se në momentin e arrestimit, të dyshuarit iu gjet në xhep karta e identitetit të personit që i kishte premtuar paratë.

Sipas bluve, ishte vetë qytetari, Muharrem T., ai që bëri kallëzimin në Polici pasi i ishin premtuar paratë.

Dosja për këtë rast i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme, e cila ka edhe kompetencën për të hetuar krimet zgjedhore.

Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë dy vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›