Reagime të shumta për atentatin ndaj gjyqtarit

Partia Socialiste e dënoi ashpër vrasjen, teksa ngushëllon familjarët për krimin e rëndë, të cilin kjo parti e quan “krim mafioz”.
“Ngjarje si kjo ku dora e krimit nuk ngurron të sulmojë e vrasë përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti janë të papranueshme dhe përbëjnë një sinjal alarmi për mbarë qytetarët e këtij vendi”, thekson kjo parti. Më tej thuhet se “drejtësia duhet të veprojë me forcë për të nxjerrë sa më shpejtë autoret e këtij krimi të shëmtuar përpara përgjegjësive dhe për t’u rezervuar atyre dënimin e merituar për këtë vrasje mafioze”.
Për ngjarjen reagoi edhe trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë, duke theksuar se krimi përbën një atentat të rëndë jo vetëm ndaj jetës së një shtetasi, “por ai drejtohet kundër pushtetit gjyqësor në tërësi, kundër të gjithë agjencive të zbatimit të ligjit, si dhe kundër të gjithë institucioneve dhe funksionarëve publik të shtetit shqiptar”.
“Kur krimi godet drejtësinë ai kërcënon të sfidojë shtetin dhe mbrojtësit e ligjit. Kjo vë në pikëpyetje të madhe aftësinë e autoriteteve shtetërore për të përkrahur dhe garantuar sigurinë e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit”, thekson reagimi i Gjykatës së Lartë.
Për vrasjen reagoi edhe Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, (UGJSH), i cili duke dënuar vrasjen e gjyqtarit, thekson se “sulmi ndaj Konomit është sulmi më i egër, pas disa sulmeve te tjera verbale dhe fizike, që i është bërë ndonjëherë sistemit gjyqësor në Shqipëri”. "UGJSH dënon fuqimisht këtë akt terrorist, që i mori jetën gjyqtarit Konomi dhe i bën thirrje organeve të zbatimit të ligjit që në mënyrë urgjente, të tregojnë angazhimin dhe përkushtimin e tyre me të thellë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tepër të rëndë, për të vënë përpara drejtësisë autorët e këtij krimi monstruoz e me pasoja tepër të renda për te gjithë jetën social-ekonomike në vend, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi", thekson reagimi.
Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë u bëri thirrje organeve kompetente shtetërore të rrisin performance e tyre ne drejtim te mbrojtjes, sigurisë së jetës dhe familjeve të gjyqtarëve.
Ngushëllime për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, shprehu edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar se vrasje ishte “atentat i tipit terroristo- mafioz”. Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër krimin e ndodhur, duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur ndaj një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
“Me këtë rast, Shoqata u bën thirrje kolegëve prokurorë që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, të bëjnë të pamundurën për zbardhjen sa më shpejt dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi mafioz të pashembullt. Shoqata e Prokurorëve, shpreh besimin se gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë, pavarësisht kësaj ngjarjeje tejet të rëndë, do të vazhdojnë të tregojnë angazhim maksimal duke qëndruar të palëkundur në luftën ndaj krimit”, vijon reagimi. /S.Lleshi/Start/
2011-09-09 15:43