Butrinti 2000 Pesë ditë teatër në skenën antike

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Butrint këtë vit ofron shfaqje nga repertori antik, klasik dhe modern i teatrit
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Butrinti 2000", edicioni i dhjetë, do të zhvillohet në datat 11- 17 korrik në teatrin antik të Butrintit me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga shtete të ndryshme si: Itali, Greqi, Kosovë, Turqi si dhe një bashkëprodhim Francë e Rumani. Në edicionin e tij të dhjetë ky festival këtë vit ofron pesë shfaqje nga repertori antik, klasik dhe modern i teatrit. Çeljes së festivalit do ti paraprijë në datën 11 korrik një mbrëmje festive gjatë së cilës do të shfaqet një dokumentar kushtuar 10-vjetorit të festivalit, nën muzikën që interpretohet nga "Imperial Kuintet", që vjen nga Korfuzi me kompozitorin shqiptar Vladimir Kotani, që punon prej vitesh atje. "Pasioni i grave trojane", një shfaqje që vjen nga Leçe e Italisë, një version krejt tjetër i veprës së Euripidit çel më 12 korrik festivalin. Shfaqja e dytë "Elektra" vjen nga kompania e danc teatrit "Politistiko Somateio Roes" nga Athina. Kosova përfaqësohet me "Fedrën" e Rasinit, vënë në skenë nga regjisori i njohur, Fadil Hysa, një bashkëpunim i "Dodona" dhe "Sythi". Për herë të parë në këtë aktivitet vjen një trupë turke me veprën "Dervishi dhe vdekja", me dramatizim të Nebojsa Bradiç dhe regji të Nurullah Tuncer. Festivali mbyllet me "Hymni i hymneve", një bashkëprodhim mes Francës dhe Rumanisë. Pjesa është me regji të Catalina Buzoianu, e cila ka qenë e pranishme edhe në edicionin e parë të Festivalit të Butrintit. Është një shfaqje që përmban jo vetëm aktrimin, por dhe muzikë dhe kërcim. Pak ditë para se të fillojë edicioni i dhjetë i këtij festivali, drejtori i tij Alfred Bualoti me gjithë shtërngesat financiare shprehet për një eveniment me vlera teatrore,i cili do të sjellë risi artistike tek publiku. Ndonëse me buxhet të kufizuar festivali teatror i Butrintit do të sjellë në skenë disa shfaqje dhe trupa të suksesshme. Ndërkohë që ky jubile është një moment i mirë për të bërë edhe retrospektiven e arritjeve të këtij festivali, i cili ka ngjitur në skenën e lashtë të Butrintit me qindra artistë nga shumë vende të botës. Janë të realizuara që për nga pikëpamja statistikore unë po them që kanë hipur në skenën e Butrintit këto nëntë, me gjithë edicionin e dhjetë që po afron pas disa ditësh, rreth 1800 artistë që nuk është pak. Nga ana tjetër është një numër spektatorësh, rreth 40 mijë spektatorë në këto edicione", thekson drejtori Bualoti. Më tej ai shton se: Ne arrijmë që të bëjmë në këtë edicion të dhjete pesë shfaqje teatrore. Mendoj që të gjitha këto shfaqje janë interesante, janë vërtetësisht shumë të mira, duke filluar me shfaqen italiane ditën e pare, pastaj shfaqja e dytë është shfaqja që vjen nga Athina, Elektra, e cila është një danc teatër që është dhe një nga trupat më të mrekullueshme të Europës. Nuk kemi asnjë shfaqje shqiptare, sepse asnjëra prej tyre, jo vetëm nga cilësia, nuk rrinte mirë në Butrint. Ne jemi munduar të bëjmë shumë kujdes që festivali të ketë të veçantën e vet dhe nga eksperienca e viteve të para, jemi munduar të përzgjedhim shfaqje apo krijime që jo vetëm i rrinë për shtat Butrintit, por që me mjetet e tyre vijnë dhe flasin qartazi për teatrin e sotëm kontemporan europian", u shpreh Alfred Bualoti, drejtor i festivalit Butrinti 2000. Ashtu si edhe vitin e shkuar, organizatorët ankohen për përgjysmimin e buxhetit, pasi Ministria e Kulturës e ka mbështetur festivalin vetëm me 6 milionë lekë të reja. Kjo ka bërë që tashmë ky eveniment i rëndësishëm kulturor të quhet nga organizatorët si i braktisur nga Ministria e Kulturës.
Last Updated on Tuesday, 07 July 2009 18:07