Meta: Oferta e Ramës sillte kaos dhe destabilitet në vend

Kreu i LSI pohon se PS mbeti në opozitë nga politika përjashtuese e saj
Ilir Meta dhe Sali Berisha përdore, kanë 20 vjet që luftohen. Pse i dhatë dorën Berishës?
Një gjë interesante ka ndodhur 2-3 javët e fundit, e cila mund të përmblidhet me atë që pak javë më parë pata një takim me Nanon, dhe tashmë në ditët në vijim pritet të kem një takim me Berishën, pasi të marr mandatin sot nga konventa kombëtare e LSI. Kemi pasur komunikim të shkurtër telefonik para se Berisha të bënte këtë ftesë. Ftesa që Berisha bëri kishte marrë përgjigje paraprake, besoj se dhe Berisha e ka lexuar me përgjegjësi rezultatin edhe unë jam i detyruar ta lexoj me shumë përgjegjshmëri.Të mos harrojmë se Shqipëria ka bërë kërkesën për anëtarësi në BE dhe faktorët janë të rëndësishëm për të dhënë mesazhe stabiliteti. Vendi ka nevojë për mesazhe të qarta të vazhdimësisë së reformave, të cilat janë mesazhe të rëndësishme për faktorët ndërkombëtarë. Fakti që jam takuar me Nanon dhe Berishën tregon qartë se këto zgjedhje ishin kthyer në një bast personal të kryetarit aktual të PS për të fituar gjithçka i vetëm dhe në konflikt me të gjithë, brenda të majtës dhe në mënyrë të veçantë në konflikt me LSI për të cilën ekzistonte dhe një plan për shfarosjen elektorale të kësaj force. Ka filluar që nga kodi dhe deri tek krijimi i strukturave mafioze, që janë marrë me vepra kriminale. Ish drejtues të policisë u organizuan përmes vjedhjes së database së LSI, strukturat mafioze në PS të cilat përmes këtij database ndërtuan një operacion ndaj LSI në bazë, në mënyrë që votat e LSI të transferoheshin përmes këtij operacioni tek PS. Kjo e fundit nuk di gjë se çfarë bëjnë disa struktura, ne kemi të evidentuar njerëz që i janë afruar para dhe nuk i kanë pranuar dhe shumë veprime, kjo gjë ka ndodhur në mënyrë sistematike. Në ditën e zgjedhjeve plani ishte që të arrihej asgjësimi i kësaj force. Fieri ka qenë në qendër të këtij agresioni. Jam i detyruar të takohem me Berishën sepse rezultati dhe produkti i kodi elektoral e bënë të pamundur krijimin e një qeverie të forcave të majta.
Keni pasur ofertë nga Rama për tu bashkuar me të?
Ka qenë një ofertë por është një ofertë që sjell kaos dhe destabilitetin. Thelbi ka qenë meqë jemi 70 me 70 të isha si kandidat i këtyre 70 dhe Rama do të garantonte që 2-3 deputetë nga mazhoranca do të kalonin, siç kaloi kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku nga LSI tek PS.
Pse nuk e pranuat këtë ofertë? Ju mund të ishit kryeministër?
Si mund të pranojmë ne, që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe që pretendojmë të bëhemi pjesë e BE, për shkak të shumë shqetësimeve të tjera, të marrim përsipër futjen e vendit në një proces delegjitimimi. Mesazhet e ndërkombëtarëve që ky lloj rezultati nuk pranon forma të tilla, është mirëkuptuar nga unë dhe Berisha. Mos harrojmë që Shqipëria standardin e zgjedhjeve e ka një kusht kryesor për të ecur përpara, është dëmtuar nga të dyja palët dhe ne nuk mundet ta përkeqësojmë më tej, standardin e institucioneve demokratike që do të vijë nga kjo votë. Duhet të japim mesazh legjitimiteti për mazhorancën e ardhshme, parlamentin dhe institucionet që do të vendosen nga ky parlament.
Propozimi nga Rama ka qenë zyrtar?
Ka qenë një mesazh tepër i qartë, sikurse mund tju them se veprime të tilla kurrë nuk mund të pranohet nga unë, duke pasur parasysh edhe njohjet e mia të hershme me Ramën. Shqipëria ka thënë fjalën e saj, kodi e ka deformuar fjalën e Shqipërisë, por nuk mund të themi për faj të Berishës, ai është kërkuar me insistim nga Rama, nëse nuk do të ishte zbatuar ky kod, e majta do të kishte 10-12 mandate më tepër se ka sot.
A keni mashtruar ju votuesit tuaj?
Nuk kam bërë asnjë lloj mashtrimi se rezultati elektoral nuk krijon mundësi për të krijuar mazhorancë PS-LSI. Ka dy mënyra për të krijuar mazhorancën, ose koalicioni PS- PD, dhe kjo do të thotë që ne të mbetemi në opozitë me katër deputetë. Dhe alternativa e dytë, të ketë një mazhorancë PD-LSI dhe të kemi qeveri të qëndrueshme dhe opozitë të qëndrueshme, kjo është zgjedhja.
E keni marrë i vetëm këtë mendim?
Jam konsultuar me faktorë të rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit, të mos përdoren dhe frymëzohen incidente për të nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Meta nuk është një person. Vendimi që unë kam bërë publik një PO në parim, ka qenë vendim që është konsultuar me nënkryetarët dhe sekretarët e LSI si dhe drejtuesit që janë lajmëruar dhe kanë ardhur në atë takim.
Po mendoni se po shkatërroni karrierën tuaj si politikan?
Nuk ka asnjë lidhje. Pse Rama kur prishi kushtetutën nuk e ndjeu këtë lloj shqetësimi? Është marrëveshje tepër e rëndë, ndryshimet kushtetuese kanë pakt afatgjatë dhe jo shumë pozitiv për vendin. Qenia i majtë u përcaktoka nga fakti se takohesh ose jo me Berishën? Me Berishën është takuar dhe Rama, Nano dhe unë dhe kemi bërë marrëveshje. Të jesh i majtë do të thotë të qëndrosh në ato vlera të programit tonë. LSI është forcë politike për integrimin dhe nuk kam frikë se Berisha mund të më ndryshojë mua. Është një përpjekje për të shfajësuar vetveten për dështimin e projektit të tij që në thelb kishte përjashtimin e LSI.
Elektorati juaj?
Elektorati na ka votuar se kemi paraqitur një program dhe çështjet kryesore të këtij programi do të jenë edhe në programin e koalicionit dhe mazhorancës së ardhshme. Elektorati ynë ka votuar që kjo forcë politike të vijë në pushtet e të zbatojë këto pika të këtij programi.
Cilat kanë qenë përpjekjet tuaja për bashkimin me të majtën?
I kam dërguar sekretarin e LSI, Sokol Dervishajn dhe ai nuk ka pranuar. Kanë qenë disa kërkesa një javë përpara duke e ndjerë rrezikun e një rezultati jo shumë të ngushtë të të dy koalicioneve. Bëra një ftesë për faktorët e të majtës, kryesisht për Ramën. E rëndësishme është se edhe një javë para bëra një përpjekje që iu përgjigj vetëm Nano dhe Koçi. PS nxori një spot të shëmtuar që ishte agresion dhe dhunë psikologjike ndaj LSI.
PS, i doli fjala se duke votuar për LSI njerëzit mbajtën në pushtet Berishën?
Do të kishim marrë mandatin e dytë në Tiranë, por ky lloj spoti na dëmtoi. Pse Rama insistoi patjetër për këtë kod elektoral? Pse insistoi që të refuzonte bashkëpunimin me LSI? Pse nuk pranon humbjen? Socialistët kanë votuar për të ardhur në pushet jo për të bërë gara kush mori 0% më shumë. Pse i duhej eliminimi politik i Metës, eliminimi i LSI? Pse kërkojnë të kompensojnë LSI me shprehje që i takojnë para politikës? Kë kam tradhtuar unë, atë parti socialiste që më futi në grevë urie? Pse harron Rama vitin 2007 që unë dhe të tjerë shtymë një muaj zgjedhjet për një certifikatë që donte Rama? Si mundet ai që ti bëjë çdo lloj lëshimi Berishës jo vetëm për të eliminuar LSI por dhe partnerët e tij? Ata bënë rezistencë për kodin. Pse donte ti eliminonte këta faktorë? Çështë ky projekt përjashtues, e majta nuk ka përjashtime, ka solidaritet, integrimit. Si mundet që këtë faturë të madhe që ka marrë vetë përsipër, priqet ta shkarkojë tek LSI dhe Meta?
Pse ia dhatë Berishës këtë kartë pa dalë rezultati?
Nuk kishte asnjë shans dhe nuk ka asnjë shans që koalicioni i PS të dilte fitues. Çdo kalim kohe të ndihmonte për të acaruar situatën që nuk do të ishte në të mirë të vendit dhe të imazhit të tij. Ka lidhje me interesat e vendit. Vetë anëtarët e PS do e kuptojnë se kjo ishte e vetmja zgjedhje që u krijua nga drejtuesi i tyre.
Përgjegjësia juaj që po lini PS në opozitë?
PS-në, në vitin 2009 po e lënë në opozitë Ruçi Xhafa dhe Islami. Këta ishin arkitektët që nxitën megadushkun në vitin 2005. Berisha ishte kundër megadukshut. Ka qenë projekt i vetëm i këtyre për të goditur LSI.
Rama ka thënë se koalicioni juaj me Berishën është pazari më i turpshëm i 18 viteve të fundit?
Pazari më i turpshëm në këto 18 vjet është pazari i natës së 21 prillit. Është bërë pa asnjë marrëveshje publike dhe ka dëmtuar kolonat e një shteti demokratik. Kemi të bëjmë me një marrëveshje të detyruar. Kë kemi tradhtuar, cilat zemra? Po vajza ime, Bora pse nuk iu dhimbs Ramës kur isha