Para të bukurave s’rri dot indiferent
Në pozimet e tua dukesh një mashkull që imponohesh me shikim. A është kjo një armë e fuqishme?
Hëm! Mund të thuhet, por është vetëm njëra nga armët që ka çdokush. Dhe mund të të hyjë në punë vetëm në fillim, më pas duhen edhe “armë” të tjera.
Karakteri yt dominohet nga impulsiviteti apo maturia?
Kur gjendem para ndonjë sfide ku impulsiviteti im është gati për të dominuar, e kujtoj një fjali që më ka thënë gjyshi im, ndjesë pastë. Ai më thoshte: “Jeta është për ta jetuar, por në gjithë vrazhdësinë e jetës ti duhet të arrish të peshosh butësinë tënde. Nëse e arrin këtë mund të thuash se je njeri i realizuar në jetë”.
Sipas këndvështrimit tënd, jeta e njeriut është e gjatë apo e shkurtër?
Jetën nuk mund ta matësh me kohëzgjatje. Për mua jeta është e plotë apo e zbrazur. Njeriu që ia arrin që jetën e tij ta ketë më të plotë me gjëra dhe vlera të bukura mund të thotë se ka jetuar aq sa duhet, dhe ia ka vlejtur.
Ti çfarë bën për ta shijuar jetën ashtu si duhet, a e jeton maksimalisht atë?
Jam natyrë maksimaliste. Dua t’i shijoj gjërat në maksimum. Dhe kjo është edhe moto e imja.
Vetes i vendos më shumë pluse apo minuse?
Askush nuk është i përsosur. Por jeta është edhe një hulumtim i vetvetes. Mundohem që përherë të shënoj sa më shumë pluse.
Cilat janë pasionet e tjera të Blerimit në jetë?
Janë shumë. Po mbi të gjitha është e bukura. Para saj nuk jam asnjëherë indiferent.
Në lidhje me femrat je tipi i vështirë, apo i sjellshëm me të gjitha?
Haha. Në këtë pyetje do duhej të përgjigjeshin ato... Nejse. Unë jam ai që jam dhe përherë reagoj në varësi të rrethanave. Asnjëherë nuk kam reaguar jashtë natyrës sime me qëllim që te dikush të lë ndonjë farë përshtypje.