Gazetarë të qortojnë politikanë?
Kanë arritur caqe të paimagjinueshme bëmat e politikanëve të Shqipërisë. Të akuzuar për abuzime nga më të shëmtuarat: vjedhje, kriminalitet të organizuar, as nuk marrin mundimin të tregojnë se janë të pavërteta ato që thuhen, por, me natyrshmërinë e një hajduti të legalizuar e zhdoganuar, tregojnë se bëjnë një gjë që të gjithë e bëjnë në politikë: vjedhin! Shqipëria jeton në një informalitet institucionesh dhe duhet aq pak gjë të nxjerrësh në dritë të gjithë çuditë: Mendoni, rroga e Presidentit të Republikës është 250 mijë dhe të tjerëve shërbëtorë të shtetit vjen duke ju ulur. Janë rroga që të lejojnë të mbijetosh në një vend me çmime si të Bashkimit Europian e jo të jetosh në luks e shpërdorim. Pavarësisht të ardhurave, për shumë politikanë shqiptarë, jemi dëshmitarë që jetojnë në ekzagjerim. Po kush duhet t’ua vërë në dukje këtë gjë? Të tjerë rrogëtarë në prokurori, avokati popullore, institucione? As bëhet fjalë! Këta janë të zënë për vete në rrumbullakosjen e të ardhurave. Mendohet të jetë media një kundërshtare e mirë, por edhe këtu rruga e duhur ka humbur.
Që në fillimet e saj postdiktature, media “torturohet” nga ligjet allashqiptare të xhunglës. Eshtë sikur, armata e gazetarëve (shpëtojnë më pak se sa gishtat e një dore) të jetë dënuar përjetësisht si një tufë e uritur qensh rruge, e tunduar nga gjuetari i radhës që i tund në turinj një salçiçe të shijshme: Na, na lupi, merre, merre lupi... Mund të duket një skenë tragjiko-komike, por kjo është situata. Bashkë me të mirën e lindjes së medias pluraliste, kemi edhe rekordin e një veçantije: Kushdo mund të hapte një media pavarësisht backgroundit kriminalo-korruptues. Asnjë kontroll e sitë. Dhe vetë armata e gazetarëve nuk është shqetësuar asnjëherë se kush hidhte salçiçen e radhës: ndonjë trafikant heroine apo abuzues tenderash publikë. Gazetarët, ata që duhet të mbajnë në kontroll fillin e moralit publik, janë shumë të hutuar me këtë punën e salçiçes. Kush do të dalë të ofrojë një pak më të gjatë, pak më të mirë? Dhe dalin përvit ofrues të tillë. Së fundmi, po del moda e shitblerjeve të politikanëve nga PD te PS nga PS te LSI, nga LSI te PS e të tjera e të tjera. Flitet për shitblerje miliona euroshe. Mendova, kush duhet të denoncojë një fenomen të tillë? Gazetarët? As bëhet fjalë. Janë shumë të zënë të kapin salçiçen e radhës. Kush do të ofrojë 5 apo 10 mijë, lekë jo euro; thonë se te Partizani i Panjohur ka dalë një bos pranë Qeverisë me salçiçe. Mendoni moralin e gazetarëve, nëse do të flitej për miliona euro? Kemi ndërtuar një shoqëri pa kolona, ndaj asgjë skandaloze nuk na habit.