Ushqimet që kurojnë dhimbjen e dashurisë
Nëse anekënd botës nëpër libra, revista shkencore dhe faqe interneti lexojmë për ushqimet që na bëjnë mirë për zemrën, tensionin e lartë të gjakut, diabetin, veshkat ose mëlçinë, asnjëherë nuk kemi lexuar për ndonjë studim që na ndihmon të kurojmë dhimbjen e një dashurie që tashmë ka mbaruar. Për shembull, të gjithëve do të na duhej një recetë për t‘u shëruar nga dashuritë e palumtura dhe martesat e pasuksesshme pa hequr dorë nga kënaqësia që të dhuron ushqimi. Nëse gjatë kësaj periudhe jemi të detyruar të sforcohemi për të bërë gjëra që na ndihmojnë të largojmë mendjen nga ankthi dhe mërzia, sigurisht që ushqimi qëndron në top-listën e tyre. Ekspertët thonë se gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të bëhet gjithçka e mundur për të mbajtur në nivelet e duhura dopaminën dhe serotoninën, hormone të rëndësishme për mirëqenien dhe humorin e mirë. Atëherë makarona dhe çokollata për të rikthyer humorin dhe për të mos shtuar në peshë? "Eat, pray, love", është një libër që prej 105 javësh ka qëndruar në krye të klasifikimit të bestsellerëve të bërë nga prestigjiozja "New York Times". Libri flet pikërisht për mënyrë se si mund ta marrim veten emocionalisht pas një divorci dhe një dashurie me fund të palumtur. Libri autobiografik tregon plotësisht historinë e vërtetë të autores Elizabeth Gilbert. 5 milionë kopjet e shitura dhe përfshirja te personazhet më të shquara të vitit 2008 sipas "Time" tregojnë idenë e të ndjerit mirë me veten, duke i kushtuar shumë rëndësi ushqimit. Sipas autores, një meny e pasur me fruta, perime, barëra aromatike, mund të sjellë në formë të shkëlqyer humorin dhe formën trupore. Për shembull, sipas studimeve evropiane, francezët janë të vetmit që i kalojnë shumë mirë këto situatat e ndarjeve pa arritur të shëndoshen. Çdo ditë, sidomos në periudhat e "zisë" për ndjenjat bëjnë nga pak ato që u pëlqejnë: çlodhje, joshje, lëvizje, gjëra të mira. Megjithatë, autorja e "Eat, pray, love" nuk e vë theksin tek ushqime të tilla si midhje dhe shampanja për të shëruar zemrën, por te peshku, frutat, mocarela, mjalti dhe vera. Sipas saj, shumë ushqime të thjeshta janë të afta që të ndryshojnë vullnetin mes të cilave dhe rozmarina, borziloku dhe domatet. Për antropologen Helen Fisher, faza e tërheqjes seksuale korrespondon me një rritje të androgjenëve femërorë, ajo e dashurisë romantike me vlera më të larta të dopaminës, ndërsa ajo e përfundimit të një lidhjeje me rritjen e ositocinës, hormonit të mëmësisë. "Neuro-transmetuesit, d.m.th substancat që në nivel cerebral transmetojnë informacione, janë të përbëra nga vitamina dhe aminoacide, ndaj përqendrimi i tyre mund të rregullohet pa asnjë problem nga ushqimet. Edhe në tavolinë prodhohen emocione dhe gjendje shpirtërore", shpjegon një specialist amerikan i Institutit të Endokrinologjisë. E rëndësishme është të zgjedhësh ato ushqime që të sigurojnë një rrugë të mesme të artë mes kënaqësisë dhe shëndetit. Madje, sipas specialistëve të ushqimit dhe psikologëve mund të hartohet edhe një listë e ushqimeve, që i japin organizmit energji pozitive në momentet e krizës sentimentale. Psikologët këshillojnë që të mos mbahen në shtëpi ushqime të cilave nuk mund t‘u rezistosh; hani tri vakte qoftë edhe nga pak, ndërsa kur je në depresion bën mirë të dalësh dhe të ecësh çdo ditë në ajër të pastër. Ata mendojnë se dhimbjet sentimentale mund të luftohen më lehtë duke ndjekur një itinerar të caktuar gastronomik. Ja dhe disa nga rregullat më të thjeshta që duhen ndjekur nëse sapo jeni ndarë nga i dashuri. Së pari: zgjidh ushqime të sezonit, të freskëta dhe me shije. Së dyti: hiq dorë nga sheqernat dhe kripa e tepërt. Së treti: ha më pak, por ushqim shumë cilësor. Së katërti: zgjidh çdo ditë gjëra të ndryshme për të ngrënë. Së pesti: shijoji ngadalë.
Të parat në listë janë mjedrat. Shumë të ushqyeshme dhe shumë të shijshme përveçse të pasura me vitaminë C, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studime në botë kanë treguar se ato janë të pasura me një substancë që vepron si një antioksidant duke ndihmuar në parandalimin e kancerit. Ato janë gjithashtu një burim i mirë fibrash, gjë që ndihmon dhe në uljen e kolesterolit. Në vend të dytë renditet mjalti dhe pastaj çaji jeshil. Sipas legjendave mitologjike, Kupidi i zhyste shigjetat në mjaltë që të ëmbëlsonte zemrat me dashuri. Edhe pse ushqimet me përmbajtje shumë të lartë sheqeri nuk janë aq të dobishme për shëndetin, mjalti bën përjashtim edhe për shkak të vitaminës B dhe elementëve që përmban. Nektari i mjaltit është një ushqim i jashtëzakonshëm në çdo pikë të të cilit ruhen mineralet, enzimat dhe lëndët e tjera ushqyese si: hekuri, bakri, magnezi, kaliumi, fosfori, proteinat dhe vitaminat. Pastron gjakun, rregullon qarkullimin e tij, ndihmon në shërimin e sëmundjeve kockore, shmang forcimin e damarëve të gjakut, shërben si qetësues në sëmundjet nervore dhe ka shumë aftësi të tjera kuruese. Vetitë natyrore e bëjnë atë plotësues dhe tretës të shkëlqyer, që hap poret e enëve të gjakut, lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin në mbylljen e plagëve dhe lufton infeksionet. Mjekësia moderne e cilëson mjaltin si një prej antibiotikëve të natyrës, i cili ka veti të ndalojë zhvillimin e baktereve dhe të shumë llojeve të mykut. Në listën e këtyre ushqimeve bën pjesë edhe çaji dhe vera. Çaji jeshil, përveç shijes së mirë, përmban edhe antioksidues që mbrojnë organizmin nga kimikate që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakjen. Sipas ekspertëve, pirja e çajit jeshil ndihmon edhe mirëmbajtjen e lëkurës së trupit, duke e bërë atë të duket e re dhe e shëndetshme dhe njëkohësisht forcon kujtesën. Mënyra më e mirë për marrjen e dozave të përditshme të antioksiduesve është nëpërmjet frutave dhe perimeve. Por, çaji jeshil qëndron mbi të gjitha, thonë ekspertët. Shitja e tij zë ofro 13 për qind të tregut botëror të çajit. Pas nuk ngelet edhe vera. Pjesë e çdo studimi që nga e kaluara, tani të gjithë e dimë se një gotë verë në ditë ndihmon në parandalimin e infarktit dhe shumë sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës, ose rrezikut të alzaimerit, ndërkohë që jo pa të drejtë e kanë cilësuar si "eliksir i jetëgjatësisë".