“Parada gay” në Tiranë, shoqëria civile mbështetje

Ideja e një parade gay në Tiranë dhe deklarata e zv.ministrit Ekrem Spahia ka sjellë edhe një herë debatin e fortë social për grupin LGBT në Shqipëri. Në një tryezë të organizuar nga ambasada Pink, shoqëria civile i ka dhënë mbështeje të drejtave dhe lirive të kësaj kategorie.
Përtej debatit tashmë të ndezur publik, protragonisti i deklaratave mediatike Ekrem Spahia në emisionin e “Ora News” Tonight Ilva Tare nuk ka pranuar të bëjë komente por as të tregojë pendesë për atë çfarë kishte thënë.
Ky debat i provokuar nga një ide e ambasadës Pink duket se do të mbetet edhe për shumë kohë arenë e debatit publik në media por pa lënë jashtë edhe debatin politik e shoqërinë civile.