E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrenat e Berishës lidhur me firmat piramidale

Share

Kur u pyet Berisha mbi fajdet në daljen e fundit televizive, ai tha se se për herë të parë për problemin e firmave piramidale i ka shprehur një shqetësim  guvernatori i Bankës, Kristaq Luniku; dhe ka qenë data 17 nëntor 1996. Na bën me dije pra se pikërisht në këtë datë i është prezantuar ky shqetësim në mënyrë zyrtare.

Është rrenë e hapur. Ne të respublica-s kemi disa dokumente që provojnë se Berisha, ose vartës të tij, kanë pasur dijeni para kësaj date. Më 25 shtator 1996, ministri i financave Ridvan Bode, ka marrë një letër nga Michael Noel i Bankës Botërore, ku thuhet se piramidat shqiptare mbahen më këmbë nga aktivitete ilegale dhe nga pastrimi i parave, dhe se interesat e larta të pagesave tregojnë se këto firma janë në prag të kolapsit. Kjo letër i përcillet për dijeni dhe kryeministrit Aleksandër Meksi, këshilltares presidenciale Mimoza Vokshi, dhe guvernatorit Kristaq Luniku.

Ka më. Më shumë se një muaj para kësaj date, më 13 gusht 1996, është një letër tjetër, por kjo është shkruar nga shefi i misionit të FMN-së, Ranjit S. Teja dhe i është dërguar e gjeni dot kujt? shkëlqesisë së tij, dr. Sali Berishës. Nënvizoj: data është 13 gusht. Dhe në këtë letër thuhet se skemat piramidale në Shqipëri po marrin përmasa të rrezikshme, dhe se pasojat e kolapsit të tyre do të jenë të shpërndara në të gjithë ekonominë.

Ca ditë më vonë, më 20 gusht, vetë kryeministri Meksi u ka dërguar shqetësimin e vet Bodes, Lunikut e Berishës, gjë që u zbulua nga një shkrim i publikuar në blogun peshkupaujë.com.

Përfundimi? Ky njeri mbeti duke gënjyer gjithë jetën.

*respubica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/28/rrenat-e-berishes-lidhur-me-firmat-piramidale

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›