E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE për Kosovën e Serbinë: Kosova jo pjesë e Serbisë

Mesditën e sotme Parlamenti Europian ka nisur diskutimet për fusnotën e Kosovës, ndërsa të enjten do të votohet Rezoluta për Kosovën. Edhe pse Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, duke qenë madje i vetmi institucion i BE-së, i cili Kosovën e trajton si republikë të pavarur, pranimi i Kosovës që të bëjë kompromis me Serbinë rreth përdorimit të emrit të saj në nismat rajonale i ka inkurajuar edhe disa deputetë në Parlamentin Evropian që të kërkojnë përdorimin e fusnotës edhe nga ky institucion i BE-së. Eurodeputetët kanë theksuar se Serbia duhet të pranojë sfidat me qëllim arritjen e integrimit të këtij shteti drejt BE.
 

Ndërsa eurokomisioneri Stefan Fyle, në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve nga Serbia.
“Pas zgjedhjeve serbe, qeveria e re e Serbisë do t`i duhet të përballet me prioritetet kyce dhe për dialogun me Kosovën që do të thotë se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani me Prishtinen”tha ai .
 

Më tej eurodeputetët të tjerë gjatë fjalës së tyre kanë përshëndetur marrjen e e statusit te vendit kandidat per ne BE nga Serbia, ndërsa kanë kërkuar prej saj vazhdimin e reformave dhe përballjen me pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst ata kanë theksuar Serbia duhet të mësohet me idenë se Kosova nuk është më pjesë e saj, duke theksuar nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, në kuadrin e zhvillimit të një fqinjësie të mirë.
 

Ndërkohë, në disa nga amendamentet të propozuara për Rezolutën për Kosovën, tre deputetët nga Grupi Socialist dhe Demokrat Pier Antonio Panzeri, Libor Rouqek dhe Maria Muniz de Urqiza kanë propozuar që pas emrit të Kosovës të përdoret fusnota dhe të sqarohet se kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Kosovës për Pavarësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›