E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada madhështore e Manchester United

Manchester United e ka prezantuar trofeun e fituar në Premierligë para publikut të saj në rrugët e Manchesterit. Sir Alex Ferguson dhe lojtarët e tij e prezantuan trofeun në autobusin zyrtar të skuadrës.

Mijëra tifozë përshëndetën për herë të fundit njeriun e suksesit dhe lojtarët e tyre duke bërë një organizim madhështor në qytet. Parada filloj në orën 18:00 të pasdites ndërsa ka përfunduar me ndalimin në sheshin Albert.

Ferguson mbajti një fjalim para tifozëve të tyre duke i uruar dhe falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë atij dhe skuadrës së tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›