Wenger vazhdon me Arsenalin

Arsene Wenger, do të vazhdojë të qëndrojë tek Arsenal edhe pse ka zëra se ai mund të jetë zëvendësi i Carlo Ancelotti-t tek Paris Saint Germain. Tenkiku francez i Arsenalit mohon të ketë pasur kontakte me drejuesit e PSG-së, ndërsa nënvizon se ai do të respektojë kontratën e tij me këtë klub.
“Nuk kam pasur kontakte me PSG-në. Ancelotti e ka bërë një punë të mirë dhe nuk shoh arsye se përse ta lë klubin, të cilin e ndërtoi falë punës së tij. E kam shikuar sezonin e tyre, e kanë ndërtuar suksesin përmes superioritetit individual dhe atij kolektiv, duke arritur suksese edhe në Champions.
Unë kam kontratë me Arsenalin, ku jam prej 17 vitesh. Nuk mendoj ta lë klubin si një hajdut, apo duke mos e respektuar kontratën time”, shprehet Wenger.