Paradë Ushtarake e Forcave të Armatosura

(E plotësuar) Kuadratet e forcave tona do të parakalojnë në Qendër të Tiranës përpara krerëve të shtetit shqiptar, të shtetit kosovar, diplomatëve të huaj, miqve të ftuar nga anëmbanë botës për këtë rast të shënuar.
I pari që e mori fjalën ishte Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndër të tjera kujtoi se Kosova është vend i pavarur dhe sovran, ka Forcën e saj të Sigurisë moderne, që është gati të ruajë paqen kudo në botë, ndërsa permendi që secili prej nesh duhet ta ndjejë veten krenar që është pjesë e NATO-s.
Pas tij ishte Kryeministri Sali Berisha i cili ngriti lart figurën e shqiptarëve në këto 100 vite shtet.
"Këtë vit ne nderuam të rënët, të gjithë ata që na sollën pavarësinë dhe lirinë në Shqipëri dhe Kosovë. Lavdi të rënëve të kombit shqiptar", tha Berisha./Indeksonline/
----
Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe një përfaqësi e forcave të Kosovës kanë parakaluar në paradën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Parada ushtarake po organizohet në sheshin “Skendërbej”. Të pranishëm janë krerët e shtetit përfshirë Komandantin e Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të Shqipërisë, Bujar Nishani./Indeksonline/