E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralelët kërkojnë ndryshimin e marrëveshjeve të Brukselit

Kryetarët paralel të komunave veriore të Kosovës kanë thënë se nuk do të shkaktojnë probleme në implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.
Por, për ta realizuar këtë premtim ata paraqitën disa kushte në takim me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Ivica Daçiq.

"Nëse na garantohet se në vendkalime nuk do të paguajmë doganë për kuazi shtetin e Kosovës, nuk do të na detyrojnë të ndërrojmë nënshtetësinë dhe dokumentet personale nuk do të bëjmë probleme. Ne edhe ashtu nuk do të bëjmë kurrfarë probleme përveç që do të shfrytëzojmë të drejtën tonë për të vazhduar protestat e qeta”, ka thënë kryetari ilegal i Zubin Potokut, Slavisha Ristiq.

Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se në takim me liderët e shtetit serb kanë marr garanci se do të përpiqen të përmirësojnë marrëveshjet në vazhdim të dialogut teknik me Prishtinën.

Për këtë takim krerët paralel të komunave veriore do t’i informojnë nesër asamblesitët e më pas do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›