E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraditen e sotme, kryeministri Berisha vijoi takimet në qytetin e Sarandës, ku u ndal fillimisht në inagurimin e Fakultetit Ekonomik të Sarandës, një degë e rëndësishme e Fakultetit Ekonomik

Paraditen e sotme, kryeministri Berisha vijoi takimet në qytetin e Sarandës, ku u ndal fillimisht në inagurimin e Fakultetit Ekonomik të Sarandës, një degë e rëndësishme e Fakultetit Ekonomik të Tiranës.

Në takimin me studentët e këtij universiteti, Kryeministri Berisha e cilësoi ditën e inagurimit, ditë historike për qytetin e Sarandës, duke vlerësuar përpjekjet e të gjithë atyre, që mundësuan në realizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për sistemin universitar të vendit.

Kryeministri Berisha siguroi se arsimi do të vazhdojë të jetë përparësi madhore e qeverisë. Ai u shpreh se investimi për dijen është investimi më i mirë për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë. Sa më shumë të investojmë ne për ta sot, u shpreh kryeministri, aq më të denjë do ta bëjnë ata shoqërinë shqiptare në të ardhmen.

Më tej, Në fjalën drejtuar studentëve, kryeministri, u shpreh:

"Është nder i vecantë dhe kënaqësi e madhe për mua të ndaj me ju sot, gëzimin e kësaj dite të cilën të gjithë së bashku do ta vlerësonim si një ditë historike për Sarandën , por edhe për vendin sepse këtu ne ndezim dritën e ndriçimit të mendjeve, që do ndriçojë mendjen e djemve dhe vajzave të Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë.
Kemi të gjithë sëbashku një degë të rëndësishme të universiteteve tona, Fakultetin e Ekonomisë së Sarandës, si degë e Fakultetit të Ekonomisë më të mirë të vendit, Fakultetit të Ekonomisë së Tiranës.

Unë shfrytëzoj rastin të përgëzoj shumë përzemërsisht kryetarin e Bashkisë Edmond Gjoka. Ai ka qenë në krahun tim përpara jush, 3 vjet më parë, kur ai ju premtoi ,juve, univerisitetin e Sarandës. Unë jam dëshmitar i përpjekjeve të tij të mëdha dhe i mbajtjes së fjalës së dhënë, i realizimit me sukses, të këtij premtimi shumë të rëndësishëm, për qytetarët dhe qytetin e Sarandës. Një falenderim të përzemërt dua ti bëj rektorit të Universitetit, dekanit Dhori kule, profesorëve të fakultetit ekonomik dhe të gjithë atyre që bënë të mundur inagurimin, sot, të këaj dege shumë të rëndësishme, të botës sonë universiteare, fakultetin e Ekonomisë së Sarandës.

Vëllezër dhe motra, ne kemi shpallur para jush dhe para shqiptarëve se arsimi do tëjetë një përparësi madhore e kësaj qeverie. Ne e bëjmë këtë me vetëdije të plotë se është investimi më i shkëlqyer për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi, është investimi për fëmijët tanë, për arsimimin e tyre, për dijet e tyre. Ne kemi besim të madh se sa më shumë të investojme ne, sot për ta, aq më të bukur do ta bëjnë ata, jetën e tyre, aq më të bukur do ta bëjnë ata, vendin e tyre, aq më të denjë do ta bëjnë ata, shoqërinë shqiptare, ndaj dhe ne, në këtë kontekst vendosëm të ndërrmarrim reforma të thella në sistemin arsimor, realisht të rrënuar në Shqipëri. Këtë nuk e them për politikë, por e them me shifra e fakte. Si qeveri kleptokratike, ata, përgjysmuan në mënyrën më absurde, më cinike, më të papërgjegjshme, invenstimet në buxhetin për arsimin, duke shënuar rekordin më të ulët në Europë dhe një nga rekordet më të ulta në botë, të shpenzimeve për arsimin, në një kohë kur ne jemi kombi më i ri në Europë, kombi me më shumë fëmijë. Në këto kushte, qeveria u zotua se do të dyfishojë në katër vjet shpenzimet për arsimin. Në buxhetin që kaloi, qeveria vendosi të rrisë me 23 % rrogat e arsimtarëve. Arsimi, para së gjithash përcaktohet nga roli i mësuesit, dinjiteti i tij, dijet e tij, kushtet e punës së tij. Kam shumë kënaqësi, që buxheti i këtij viti parashikon një rritje prej 20 % dhe se në katër vjet, do të dyfishohen të gjitha rrogat e arsimtarëve dhe të Shqipërisë. Këtë vit jemi më të qetë se kurrë për ata që mbaruan shkollat e mesme , sepse të gjithë patën mundësinë të hyjnë në klasat e universiteteve, mbi bazën e meritës së tyre, mbi bazën e vlerësimit që morën në një sistem të ndershëm jashtë korrupsionit. Unë ju siguroj se ne nuk kemi bërë vetëm një rritje sasiore. Në vitin 2007 investimet në krahasim me vitin 2005 janë dyfishuar në të gjitha universitetet e vendit. Madje edhe më shumë. Nga 460 milion në 2004 janë 1.4 miliard të vitin 2007. Ne do të bëjmë cmos që fëmijët tanë në univesritete të kenë konvikte, të kenë biblioteka, të kenë interenetin, të kenë të gjitha kushtet.

Të gjitha këto përpjekje të gjithë këto suksese nuk mund të na pengojnë ne aspak për ta parë problemet e tjera të mëdha të arsimit. Vërtet këtë vit mbi 20 e ca mijë studentë hynë në universitete, vërtet këtë vit në dyfishuam numrin e të rinjve në universitete, por të mos harrojme se këta përfaqsojnë jo më shumëse një të tretën e moshatarëve të tyre. Dy të tretat nuk patën mundësi të paraqiten se nuk patën shkopllën e mesme, sepse gjatë viteve të shkuara në 45 % e shkollave të mesme profesionale, u mbyllën dhe nuk u bë asnjë përpjekje për të gjetur mënyrën e zëvendësimit, në mënyrë që ne të ruanim nivelin e shkollimit në shkollë të mesme. Ndaj dhe ne jemi të vendosur të investojmë në konvikte dhe të bëjmë që cdo fëmijë i cdo cepi të këtij vendi që nga Lek Bibaj apo Dukagjini, kudo, që të ndodhet të ketë mundësi të mbarojë shkollën e mesme në se ai dëshiron. Unë dua të shpreh nderimin më të thellë për Kryetarin e Bashkisë Edmon Gjoka, i cili u bë pararendësi i kësaj politike. E them këtë sepse në rast se ne duam që cdo fëmijë të ndjekë shkollën e mesme, qe cdo fëmijë të hyjë në universitet, atëherë duhet të vëmë gjithë shpatullat dhe të shtojmë përpjekjet, pushteti vendor, pushteti qëndror, komuniteti i biznesit, derjtuesit lokalë kudo që ndodhen.

300 milion lekë ka investuar kryetari i Bashkisë nga fondet e tij, për hapjen e universitetit. 6 klasa ka ndërtuar kryetari bashkisë së Tiranës me 50 mijë euro koston, duke shperdoruar gjysmen e tyre dhe të gjitha kreditë e dhëna. E them këtë jo për të bërë politikë, por e them këtë se ne duhet të bashkohemi të gjithë për shkollimin e femijëve tanë, sepse kjo është mënyra më e sigurtë për një të ardhme si kjo, dritë dielli. Ndaj dhe unë ju siguroj ju se në vitet në vazhdim,do të ndërtojmë një sistem konviktesh moderne, do të zgjerojmë bursat.

Mbremë kam diskutuar me kryetarin e bashkisë që Bashkitë, komunat , që të gjithë duhet të parashikojnë bursa për shkollat e mesme, për shkollat e larta. Ne këtë mënyrë do të shperndahen më mirë të ardhurat, në këtë mënyrë do të ndihmohen familjet e varfëra që të kenë mundësi të shkollojnë familjet e tyre.Ashtu sic kam premtuar që do hapen tërësisht universitetet, dhe nuk do mbetet asnjeri pa hyrë në universitet në përputhje me kriteret, unë ju garantoj se nuk do mbetet njeri pa hyrë në shkollë të mesme dhe këtë do ta shndërrojmë në realitet brenda këtij mandati.

Arsimi, drita e shpirtit të një qytetari dhe të kombit duhet të bëjë që asnjë fëmijë, cilido qoftë ai, i shëndetshëm apo i sëmurë, i pasur apo i varfër të mos mbetet analfabet. Asgjë më të rëndë nuk bëjmë ne, sesa të nisim vogëlushët drejt errësirës, shoqërore, pa dije, pa arsim, pa shkrim, ndaj dhe nisma jonë do të jetë e prerë dhe vendimtare, zero tolerancë ndaj analfabetizimit. Ne jemi të gatshëm të mbështesim dhe të financojmë, çdo projekt, çdo nisëm, të shpenzojë sado të jetë e nevoshme, që çdo fëmijë, kudo që ndodhet, të mos mbetet pa njohuri, pa mësuar gjuhën, matematikën, shkrimin dhe këndimin, pa u shkolluar. Ne jemi të varfër, nuk mund ta mohojmë këtë, por në rradhë të parë duhet të investojmë për dijen. Ky është investimi më i mirë. Ketë investim e bëtë,ju, qytetarët e Sarandës, sepse kur thashë që kryetari i Bashkisë ka investuar 300 milion lekë. Ato janë taksa e kafshatës , e djersës dhe e mundit të të ardhurave tuaja. Edhe njëherë ta gëzoni universitetin, ju përshëndes dhe ju siguroj se qeveria do të kontribojë thelbësisht që ky universitet tempull dieje të fuqizohet, të zgjerohet dhe studentët e tij të jenë ndër më të mirët.

Shpreh kënaqësinë që këtu kanë shprehur dëshirën të vijnë studentë nga vende të tjera., Ata janë shumë të mirëpritur dhe kjo do të zgjerojë gjithnjë e më tepër aktivitetin e tij. Ju faleminderit shumë.

* * *

Në vazhdim të vizitës së tij, Kryeministri vizitoi gjithashtu edhe shkollën e mesme "Hasan Tahsin", e dekoruar meÇmimin e Artë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për rezultate të larta në maturën shtetërore.

Kryeministri Berisha duke përgëzuar nxënësit e kësaj shkolle, për rezultatet e shkëlqyera në mësime, u shpreh se ata mbajnë me shumë dinjitet emrin e dijetarit të madh kombëtar, por edhe të një kalorësi të vërtetët të dijes universale, Hasan Tahsinit.

Kryeministri vlerësoi rezultatet mbresëlënëse, të këtyre nxënësve, në olimpiada, në maturën shtetërore dhe në provimin me zgjedhje. Të gjitha këto, u shpreh kryeministri, janë dëshmi e intelektit dhe përkushtimit tuaj, dëshmi e përgjegjësisë së lartë në detyrë dhe përmbushjes në mënyrë të shkëqyer të misionit nga ana e mësuesve dhe familjeve tuaja. Kjo krijon një ndjenjë të ligjshme krenarie tek ju, prindërit, mësuesit dhe mbarë qyyeti."

Kryeministri theksoi se të gjithë ata që mbaruan këtë vit maturën në këtë shkollë
sëbashku me të gjithë maturantët shqiptarë, bënë një hap të madh, duke hyrë në universitete në mënyrën më të ndershme, të pastër e më transparente.

"Unë, u shpreh kryeministri, kam kaluar 23 vjet duke dhënë mësim në universitete dhe e kam përjetuar dhe e përjetoj me një brengë të thellë korrupsionin në tërësi dhe korrupsionin në sistemin e arsimit. Jam shumë krenar që ne, sot, arritëm sëbashku që ju të shkoni me dinjitet dhe të uleni në bankat e universiteteve duke u mbështur tërësisht në aftësitë tuaja dhe nënat e baballarët tuaj nuk kanë patur nevojë t'i trokasin askujt në derë, t'i kërkojnë askujt një mbështetje tjetër përveç asaj që keni krijuar ju."

Kryeministri theksoi se kushti parësor për të patur një shoqëri të qytetëruar dhe të zhvilluar është nxjerrja e sistemit arsimor jashtë korrupsionit. Ne, u shpreh në vazhdim kryeministri, duam që pastërtia juaj shpirtërore të ndërtojë kombin, të shndërrohet në plazmën e vërtetë të kohezionit kombëtar.

Kryeministri nënvizoi se një përpjekje serioze do të bëjë qeveria në këto 4 vjet, për të gjithë ata fëmijë shqiptarë, kudo që ndodhen, që me mbarimin e shkollës 9 vjecare, në rast se do të dëshirojnë, tu krijohen të gjitha mundësitë për të vazhduar shkollën e mesme dhe pse jo në mbarim të saj , të trokasin në dyert e universiteteve.
"Sepse vetëm në këtë mënyrë, theksoi kryeministri, ne kemi ndezur të gjithë prozhektorët e dijes kombëtare, vetëm në këtë mënyrë njerëzit e lirë e të ditur janë njerëzit më të fuqishëm, janë ata që mundet të ndërtojnë më mirë se kushdo tjetër një të ardhme të shkëlqyer."

Më tej kryeministri, u ndal në investimet që qeveria po bën dhe do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen për shkollat e vendit. Ne, tha kryeministri, do të investojmë në arsim që shkollat e Shqipërisë të jenë moderne, me ngrohje, internet që mësuesit shqiptarë të jenë plotësisht në lartësinë e misionit të tyre. Ne kemi shpallur rritjen e pagave të tyre si një përparësi madhore dhe do t'i përmbahemi asaj. Jam i bindur se nëpërmjet trajtimit, kualifikimit dhe trajnimeve do të bëjmë që ata të përmbushin me dinjitet misionin e tyre të madh njerëzor e kombëtar, dijen dhe ndriçimin e mendjeve tuaja."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›