E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha bëri disa komente për adresimin dhe shpërndarjen e buxhetit të shtetit të vitit 2006, i cili tashmë ka

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha bëri disa komente për adresimin dhe shpërndarjen e buxhetit të shtetit të vitit 2006, i cili tashmë ka kaluar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

Kryeministri theksoi se në këtë buxhet janë programuar dhe ruajtur përparësitë e programit të qeverisë, ndër të cilat ndër më kryesoret janë tre drejtime: Biznesi dhe ulja e taksave, investimet në punë publike, rrugë e autostrada në të gjitha zonat e vendit, si dhe vëmendja e qeverisë ndaj skemës sociale, ku përfshihet rritja e pensioneve, e rrogave, investime në arsim, etj. Kjo skemë synon një shpërndarje më të drejtë dhe më të ndershme të të ardhurave kombëtare, veçanërisht në mbështetje të shtresave në nevojë.

Duke u ndalur në këto prioritete, Kryeministri bëri këto komente:

"Siç jeni në dijeni, fillon me ditën e sotme miratimi i kalendarit në të cilin buxheti i vitit 2007 është edhe akti më madhor i qeverisë dhe parlamentit. Ajo çka unë dua të theksoj është se ne kemi sjellë këtë buxhet në parlament, pasi kemi arritur të shpëtojmë nga labirinthet e kleptokracisë, abuzivitetit dhe praktikave të trashëguara, 504 milionë dollarë. 504 milionë dollarë, për një vend të varfër si Shqipëria, janë një shumë e konsiderueshme.

Kjo shumë është përkushtuar dhe është shpërndarë në disa drejtime, ndër të cilat më kryesoret do të citoja;

Biznesin dhe uljen e taksave.

Punët publike dhe ndërtimin e autostradave në veri, jug, juglindje e jugperëndim të vendit.

Janë shpërdarë dhe janë përdorur dhe për skemën e kafshatës, për fytyrën sociale të qeverisë që unë kryesoj, për humanizimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.

Ju do të ndaleni dhe do t'i shqyrtoni zë pas zëri këto, por unë sërish do të mbetem tek kjo e fundit. Më duhet dhe jam i obliguar të qëndroj aty ku është dhimbja. Aty duhet të qëndrojmë unë dhe qeveria.

Një nga premtimet e mëdha paraelektorale të koalicionit ka qenë se nuk do të ketë pension në qytetet shqiptare nën 100 dollarë dhe nuk do ketë pension në fshatrat shqiptare nën 50 dollarë. Më lejoni t'u raportoj se në datën 1 janar të vitit 2006 pensionet për 147 740 pensionist në qytetet e vendit kanë qenë 50 dollarë. Kanë qenë 167 000 pensionistë në fshatrat e vendit me pension nën 50 dollarë. Një përqindje shumë e madhe e tyre, mbi 40 përqind, me pension nën 30 dollarë pensioni. Po kështu, edhe në kontigjentin e qytetit. Kanë qenë nën këto vlera mbi 52 700 pensionistë me pensione familjare. Kanë qenë nën këto vlera 19 193 pensionistë me pensione invaliditeti. Pra gjendja ka qenë jashtëzakonisht e rëndë.

Për të përmbushur zotimin e dhënë dua t'ju informoj se nga data 1 korrik deri në datën 1 janar të vitit 2007, qeveria ka vendosur të financojë rritjen që ne kemi premtuar, me 72 milionë dollarë. Kostoja e kësaj rritjeje është më e madhe se kostoja e rritjes së rrogave, por është shumë e domosdoshme. Ndaj vij këtu t'ju informoj se në datën 1 dhjetor të gjithë pensionistët e qytetit, me pension nën 100 mijë lekë, do të marrin pensionin 100 mijë lekë, asnjë qindarkë më poshtë se kjo shifër. Në datën 1 janar, në këtë skemë, 167 mijë pensionistët e fshatit do marrin pensionet 50 mijë lekë dhe nuk do të ketë pensione në fshatrat shqiptare nën kete shifer.

Mendoj se me 72 milionë dollarë që ne angazhuam në mbështetjen sociale, kemi lehtësuar përballimin e jetës nga ana e tyre, por jo në të gjitha rastet, sepse janë jo pak nga pensionistët tanë, të cilët realisht janë kryefamiljarë dhe kanë fëmijë të fëmijëve të tyre për të mbajtur, kanë nipër, mbesa, apo fëmjët e tyre për shkollim. Nuk do të ketë pension familjar nën 100 mijë lekë.

Por skema e dytë, të cilën Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale po e përgatit, së bashku me Bankën Botërore, synon pikërisht të identifikojë të gjithë ata që janë më në nevojë. Edhe në këtë drejtim ne do të përqëndrohemi. Ne jemi zotuar për një shpërndarje më të ndershme, më të drejtë të të ardhurave kombëtare.

E mbyll këtë ekspoze, duke theksuar se ne jemi forcë politike me një program, përmes të cilit nuk mendojmë kurrë të zgjidhim problemet e varfërisë duke rrënuar të pasurit. Jo dhe jo. Përkundrazi, ne çelëm dyert e qytetarëve shqiptarë për pasurimin e tyre me iniciativën e lirë. Ne po bëjmë çdo përpjekje që shqiptarët të gëzojnë dhe të pasurohen me iniciativën e tyre. Por ne nuk mund dhe nuk do të qëndrojmë indiferent në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. Kjo shpërndarje do të marrë parasysh edhe ata që janë në nevojë.

Unë e kuptoj se mund të ketë zëra të cilët mund të pretendojnë, por edhe të akuzojnë, se u rëndua së tepërmi fatura sociale. Unë nuk e mohoj këtë, por e konosderoj se kjo ka qenë enmergjecë kombëtare. A mund të linim ne arsimin me 2.2 përqind të prodhimit të brendshëm si buxhet? A mund të linim shëndetësinë me 1.6 përqind? A mund të limin pensionet në këtë situatë katastrofale?. Jo! Ne nuk mund t'i linim. Ne jemi parti e parimeve liberale, por kohezioni shoqëror është një detyrim madhor.

Ju do ta shqyrtoni buxhetin. Do të keni të gjitha hapësirat për të shprehur mendimet tuaja. Unë mendova të paraqes para jush 3 kolonat kryesore të adresimit të buxhetit. Natyrisht, ajo që më obligon më shumë është Shqipëria e dhimbjes, Shqipëria e halleve, e njëmijë e një problemeve që ne nuk duhet t'i injorojmë, duhet t'i vendosim ato në tavolinat e diskutimit, duhet të përpiqemi t'i lehtësojmë ato. Mund t'ju them se për këtë skemë është bërë një punë shumë e madhe, është punuar me javë të tëra nga ekspertët e financave, ministri i financave dhe ekspertët e sigurimeve shoqërore. Ata kanë bërë vërtetë një punë të përgjegjshme. Por është e rëndësishme që gjithë kjo është programuar duke ruajtur edhe përparësitë e tjera të mëdha të programit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›