Paradoksi i Thomas Jeffersonit eksplorohet ne dy ekspozita

Thomas Jefferson autor i Deklarates se Pavaresise se Shteteve te Bashkuara shkruajti se te gjithe njerzit jane krijuar te barabarte. Megjithate Presidenti i trete amerikan ishte per nje kohe te gjate pronar sklleverish. Tani dy ekspozita eksplorojne kete paradoks dhe sjellin hollesi rreth disa prej sklleverve qe jetuan dhe punuan ne plantacionin e tij.
Tomas Xhefersoni e kaloi pjesen me te madhe te jetes ne Monticello nje plantacion afer qyteti Sharlotsvill te Virginias. Por megjithese ai shkruajti Deklaraten e Pavaresise. Ai pati prone 600 skllever gjate gjithe jetes se tij. Kjo kontradikte eshte subjekt i dy ekspozitave njera prej tyre ne Monticello.
Qindra skllever afrikano-amerikane dhe familjet e tyre jetonin ketu dhe punonin per pronat e Jefferson-it. Susan Stein kryekuratore e ekspozites ne Monticello thote se Xhefersoni lindi ne nje kulture te mbizoteruar nga skllaveria.
Ne Amerike ne kohen e tij 20 per qind e gjithe popullsise jetonte ne skllaveri. Dhe Xhefersoni ishte njeri prej pronareve te sklleverve. Vizita ne Monticello u jep njerzve mundesine qe te mendojne rreth ketij kompleksiteti.
Zonja Stein dhe kuratore te tjere donin qe visitoret te shikojne nje pamje te plote prandaj ata venosen te perqendrohen tek sklleverit e Monticellos. Shume prej tyre jetonin dhe punonin ne Mulberry Row rruga kryesore e plantacionit.
Nje animacion kompjuterik tregon se si dukej rruga ne ate kohe. Disa prej shtepive dhe punishteve te sklleverve do te rindertohen. Wormely Hughes ishte kryekopeshtari i Xhefersonit. Hughes kujdesej per pemet dhe lulet e vlefshme te pronarit te tij.
Wormely Hughes mbillte fara lule dhe peme. Ai hapi gjithashtu varrin e pronarit te tij Tomas Xheferson ne korrik te vitit 1826.
Historiania Cinder Stanton mesoi rreth kopeshtarit Hughes dhe sklleverve te tjere nga koleksioni mbi jeten e Jeffersonit. Por per zonjen Stanton kjo nuk ishte mjaft. Para gati 20 vjetesh ajo dhe nje kolege e saj filluan nje projekt historie per te identifikuar pasardhesit e sklleverve te Monticellos.
shte nje menyre per te pare se ky institucion ishte shtypes dhe i eger por brenda ketij institucioni njerezit ishin ne gjendje te benin jete te vlefshme dhe tua kalonin aftesite dhe vlerat femijeve te tyre.
Karen Hughes White eshte pasardhese e Wormely Hughes. Ajo grumbullon artifakte dhe objekte te tjera te lidhura me skllaverine. Zonja White mori pjese ne nje organizim historik ne Monticello para 15 vjetesh.
Une mesova se ku punonin dhe ku jetonin paraadhesit e mi. Turneu ishte planifikuar per ne pasardhesit e sklleverve dhe ne e denim se ku ishte vendi yne ne Monticello shtepia e presidentit.
Zonja White thote se ka arritur ta kuptoje Jeffersonin.
Mendoj se ai ishte nje prej baballareve te medhenj te vendit por ai ishte edhe pronar sklleverish paraardhesit e mij. Per mua ka qene nje experience per te mesuar rreth nje kohe te historise dhe ta pranojme ate ashtu sic ishte dhe jo te perpiqemi ta portretizojme ne nje menyre apo nje tjeter.
Ekspozita tjeter ne muzeun kombetar Smithsonian te historise se afrikano-amerikaneve ka edhe nje liste te te gjithe sklleverve qe Xhefersoni zoteroi te shkruar ne nje mur te madh. Rex Ellis eshte curator i ekspozites.
Ne menyre qe ta shohim qarte Xhefersonin ate duhet ta shikojme nepermjet syve te sklleverve te tij. Edhe nese e vetmja gje qe dime rreth tyre eshte e mire kjo sidoqofte eshte e rendesishme.
Tomas Xhefersoni vdiq ne 50 vjetorin e Deklarates se Pavareasise dhe gati 40 vjet para se te zhdukej skllaveria. Ai eshte varrosur ne Monticello dhe ka te ngjare qe disa prej sklleverve te tij prehen ketu megjithese ne varre pa emra.