Dokumentet Bin Ladeni ishte i irrituar me grupet xhihadiste rajonale

Nje studim i dokumenteve te bera publike pasi u morren nga shtepia e Osama Bin Ladenit ne Pakistan vitin e kaluar zbulon se Bin Laden ishte i irrituar me grupet xhihadiste rajonale dhe pamundesine e tij per ti kontrolluar ata.
Qendra per Luftimin e Terrorizmit ne akademine ushtarake amerikane ne West Point thote se irritimi i udheheqesit te Al-Kaides eshte nje nga tregimet me interesante te 17 dokumenteve sekrete qe sapo jane publikuar. Insitutit privat i studimeve i publikoi dokumentet dhe analizen e tyre sot.
Qendra thote se ne kundershtim me ate qe shume njerez mendonin Bin Laden nuk i kontrollonte veprimet e te gjitha grupeve xhihadiste ne bote.
Forcat speciale amerikane vrane Bin Ladenin gjate nje operacioni te fshehte ne shtepine e tij ne Pakistan prane nje baze ushtarake ne qytetin Abotabad me 2 maj te vitit te kaluar. Forcat speciale konfiskuan nje numer dokumentesh perfshire pamje filmike dhe korrespondenca personale.