E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguaj bën historinënë çerekfinale për herë të parë

AFRIKE E JUGUT- Paraguaj ka bërë një arritje historike, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës, pas fitores 5-3 me penallti me Japoninë. Ndeshja e parë e përfunduar me 11-metërsha i shkoi një tjetër skuadre nga Amerika e Jugut, lojtarët e së cilës janë treguar më të saktë përballë aziatikëve.

Komano ishte ai që ndëshkoi skuadrën e Takeshi Okadës të shkonte në çerekfinale, duke goditur shtyllën përballë portierit Justo Vilar. Takimi mes dy skuadrave ka dhuruar 120 minuta të mërzitshme dhe me pak raste. Për t’u theksuar një traversë e goditur nga japonezët në fillimin e ndeshjes dhe dy raste të Benitez e Roke Santa Kruz për Paraguajn.
Dy skuadrat janë ruajtur shumë, gjë që ka ndikuar edhe në nivelin e lojës, që nuk është ngjitur aspak në nivelin e takimeve të tjera. Në fund gjithçka është vendosur nga penalltitë. Futbollistët e Paraguajt i shënuan të pesta, duke u treguar 100 % të saktë, ndërsa japonezët i thonë lamtumirë Botërorit 2010, i cili gjithsesi mund të konsiderohet i suksesshëm për ta.
Me kualifikimin e Paraguajt, numri i skuadrave amerikano-jugore në çerekfinale shkon në 4, pas Argjentinës, Brazilit dhe Uruguajt.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›