Vendimi:Të gjithë amerikanët mund të kenë armë
Gjykata më e lartë amerikane ka forcuar të drejtën e qytetarëve për posedimin e armëve në këtë vend dhe e ka shpallur antikushtetues ndalimin e posedimit të armëve si për shembull në çikago. Vendimi është marrë me një shumicë të ngushtë - pesë gjykatës ishin pro vendimit ndërsa katër kundër. Sipas këtij vendimi, secili qytetar amerikan mund të posedojë armë. Megjithatë, gjykata bëri të qartë se mund të ketë edhe kufizime, me qëllim që armë të mos ketë edhe në shkolla. Deri tani në shumë shtete ekzistonte e drejta e kufizimit të posedimit të armëve. Gati 90 milionë amerikanë kanë në shtëpi ndonjë armë. Ndërsa mesatarisht në SHBA çdo ditë vriten nga armët e zjarrit rreth 80 persona.