Kosovë, ndërkombëtarët shprehen kundër shkëmbimit të territoreve
dërkombëtarët në Kosovë janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për një media kosovare zëdhënësi i zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë Andy McGuffie, ka deklaruar se territori dhe sovraniteti, janë pikat më të rëndësishme të identitetit shtetëror të Kosovës.
Ndërkaq, edhe ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, ka pohuar se shkëmbimi i territoreve dhe ndarja janë të rrezikshme.
"Ideja për shkëmbim territoresh apo çfarëdo ndryshimi të kufijve është e rrezikshme dhe duhet trajtuar me shumë, shumë kujdes", ka thënë Giffoni.
Sipas analistëve kosovarë ideja e shkëmbimit të territoreve hapet çdo herë nga Serbia kur dështon ideja e ndarjes.
Përderisa për Serbinë çështja e statusit të Kosovës ende nuk ka përfunduar, qarkullojnë ide të ndryshme, se cila do të ishte zgjidhja që do i kënaqte të dyja palët. E fundit është ajo për shkëmbim territoresh.