E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, Vreeswijk: Listë e gjatë emrash për hetime

PRISHTINE- Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, ka deklaruar se misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, ka një listë të gjatë me emrat e personave që po hetohen nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar.

Vreesëijk tha se EULEX tashmë ka një plan veprimi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Këto komente, kryeprokurori i EULEX-it, i bëri gjatë një konference në çagllavicë, ku bashkë me zyrtarë të Qeverisë dhe Prokurorisë së Kosovës prezantuan sfidat dhe rezultatet e arritura në fushën e sundimit të ligjit në çështjet që lidhen me raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Këtë mëngjes kam finalizuar planin operacional, të cilin do t’ia dërgoj edhe kolegut tim kryeprokurorit kosovar, Ismet Kabashi, pasi që kemi një sistem dualist vendor dhe ndërkombëtar”, tha Vreeswijk.

Ky plan i veprimit sipas tij përfshin në vete edhe listën e emrave që janë nën hetime, si dhe masat që parashihet të ndërmerren. “EULEX-i e ka listën dhe ne do ta zbatojmë këtë listë në afatin kohor nga korriku i këtij viti deri në shtatorin e vitit të ardhshëm”.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›