E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguaj vdes kandidati per president

Lino Oviedo Cesar, kandidati për president në Paraguaj ka humbur jetën, pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte është rrëzuar në rrethana misterioze në perëndim të Paraguait. Së bashku me Cesar në bordin e helikopterit ndodheshin edhe truproja dhe nje pilot, të cilet humbën jeten.

Helikopteri është rrëzuar gjatë ditës së shtunë, ndërsa rrënojat e tij bashkë me trupat e pajetë të 3 personave u gjetën gjatë së dielës.

Autoritetet deklaruan se shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa përkrahësit e Oviedos e cilësuan aksidentin si krim politik.

Vdekja e papritur Oviedos në mes të fushatës, tre muaj para zgjedhjeve, krijoi një valë tronditëse në të gjithë sferën politike vendase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›