Spanje papunesia rekord ne muajin janar
Numri i të papunëve në Spanjë shënon një tjetër rekord në muajin janar.
Norma e papunësisë arrin në 26% me një rritje me gati 3% për janarin.
Sipas Ministrisë së punës dhe cështjeve sociale ky është niveli më i lartë i papunësisë që nga viti 1970 në Spanjë.
82% e të papunëve në fillim të këtij viti vijnë nga sektori i shërbimeve.
Më të goditur nga ky fenomen janë të rinjtë me nivelin më të lartë të papunësisë në Europë. 60% e të rinjve nën 25 vjec janë të papunë.
Noemi 23 vjecare thotë se kjo për të rinjtë është një fatkeqësi.
“Papunësia e të rinjëve në vendet e tjera është më e ulët, ndërsa këtu është ndryshe. Të rinjtë duhet të punësohen sepse ata do ta cojnë përpara vendin”.
Recesioni ekonomik i tejzgjatur si dhe shkurtimet e mëdha të shpenzimeve kanë lenë pa punë gati 6 milionë persona në fund të 2012-ës.
Një pjesë e të rinjëve përpiqen të studjojnë për tu përgatitur më mirë për të ardhmen. Kristian është një prej tyre i cili kërkon të punojë për të mbuluar shpenzimet e studimeve.
“Po studioj dhe shpresoj të gjej një punë por me sa kuptoj situata është e rëndë dhe mundësitë për punë mungojnë”.
Sipas përfaqësuesve qeveritarë klima aktuale ekonomike i fton ata të jenë më të kujdesshëm në ndjekjen e zhvillimeve të papunësisë në muajt e ardhshëm për ta mbajtur atë nën kontroll.