E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA aksident i rende rrugor 8 viktima

Tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor në Jug të Kalifornisë, kur një autobus u përplas me dy automjete në një rrugë malore.

Aksidenti ka ndodhur afër Jucaipa në afërsi të pyllit kombëtar San Bernardino, 128 km në lindje të Los Anxheles.

Janë nevojitur më shumë se 2 orë për nxjerrjen e të gjithë pasagjerëve nga autobusi.

Disa prej pasagjerëve u hodhën nga autobusi, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar brenda.

Autoritetet thonë se 27 persona u dërguan në spitalin më të afërt, por 6 prej tyre janë në gjendje kritike.

Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë, por burime zyrtare të cituara nga “Associated Press” thonë se shoferi i autobusit kishte raportuar për probleme me frenat, ndërsa zbriste nga rruga që të çonte në resortin e skive “Big bera”.

Pasagjerët ishin turistë nga Tijuana e Meksikos, bëri të ditur Departamenti i transportit. Një përfaqësues i Konsullatës meksikane raportohet të ketë shkuar në vdenngjarje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›